×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abrashi i ashpër me deputetët që nuk votuan pro Projektligjit për Rimëkëmbjen ekonomike

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, u ka reaguar ashpër deputetëve të opozitës, të cilët për herë të gjashtë nuk votuan pro Projektligjit për Rimëkëmbjen ekonomike.

    Në një shkrim të tij në Facebook, Abrashi, thotë se ky veprim i opozitës është papërgjegjshmëri, pasi që pakoja e Rimëkëmbjes do të duhej të jetë prioritet për të gjithë. Ai shton se sipas raportit të Bankës Botërore do të kemi tkurrje ekonomike prej 8.8% dhe kjo kërkon masa efektive që të ruajmë vendet e punës dhe stabilitetin ekonomik.

    Shkrimi i plotë nga deputeti Abrashi:

    Lajm dëshpërues nga Kuvendi i Kosovës!Nuk u votua Projektligji për Rimëkëmbjen ekonomike që hap rrugë për implementimin e Pakos së Rimëkëmbjes për ekonominë e vendit.

    Një papërgjegjësi e deputetëve të opozitës që edhe në këtë rast po i vendosin në prioritet agjendat e tyre politike, duke anashkaluar situatën e rëndë ekonomike, posaqërisht në sektorin privat i cili po ballafaqohet me mbijetesën.Masat për luftimin e Pandemisë Covid-19 kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e vendit. Sipas raportit të Bankës Botërore do të kemi tkurrje ekonomike prej 8.8% dhe kjo kërkon masa efektive që të ruajmë vendet e punës dhe stabilitetin ekonomik. Pakoja e Rimëkëmbjes do të duhej të jetë prioritet për të gjithë!Ka vend dhe hapësirë për politikë në sfera tjera!Shëndet?

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.