Një grua nga Podujeva ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK dhe sipas policisë dyshohet se ka qenë shtatzënë e më pas ka abortuar në mënyrë të paligjshme.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet tutje në raport.