×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku viziton Rafet e Drita Rudin: U takova me një enciklopedi të gjallë dhe një mësimdhënëse fantastike

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ditën e ka nisur në një familje artistësh.

    Ai mëngjesin e sotëm ka vizituar mjeshtrin e madh Rafet Rudi dhe gruan e tij Dritën, mësimdhënëse e muzikës dhe drejtuese e korit të fëmijëve

    “Veprimtaria e Rafetit si kompozitor i dhjetëra veprave orkestrale; si dirigjent i korit të Filharmonisë së Kosovës; si publicist i mbi 400 shkrimeve në fushën e filozofisë muzikore; apo si udhëheqës i iniciativave të rëndësishme në kulturë është aset i pazëvendësueshëm shoqëror. E në krah me të, Drita fisnike, themeluesja e korit të fëmijëve ‘Xixëllonjat’ me të cilët organizoi 1500 koncerte brenda dhe jashtë vendit, mësimdhënëse me kontribut shumëvjeçar dhe autore e librave shkollor për edukimin e fëmijëve”, ka shkruar Abdixhiku dhe ka treguar se bashkë me të ishte edhe Sibel Halimi.

    “Mjeshtri Rudi, na foli në veçanti për nevojën e projekteve madhore në vend, në drejtim të definimit infrastrukturor të kulturës, siç na foli për kuadrot e reja e zhvillimet botërore në muzikën klasike”

    Abdixhiku tregons e Rudi fliste me aq shumë pasion dhe  kishte aq shumë qartësi. “Ishte enciklopedi e gjallë! Qëndrimi mes ikonave është gjithmonë privilegj. Këtë herë ishte mësim. Ju faleminderit për pritjen mjeshtër e zonja Drita!”, ka shkruar ai.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme e përmendi Fondin e Sigurisë. Sipas Hotit, anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e akuzoi Qeverinë për “degradimin e insitucioneve të sigurisë”. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, sërish e ka quajtur “spiun” të Serbisë shefin e...
    Të tjera
    Sport14 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Qipron. Dardanët ushtruan dje për herë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Më 7 tetor, komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, i kishte dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit, se nëse nuk gjendet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 12:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me iniciativë të AAK-së. Në rend dite...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth çështjes së ushqimit të...
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë javës së kaluar janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.