Ka përfunduar takimi midis kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kandidates për Presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani.
Pas takimit u deklarua Abdixhiku, ku tha se do të kenë edhe një takim tjetër për të diskutuar për pozicionin e Osmanit ndaj opozitës por që në përgjithësi ishte një takim pozitiv.
“Në këtë takim kemi diskutuar çështje me interes, ka qenë takim i frytshëm pozitiv dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë në mes njerëzve që kanë bashkëpunuar”, tha Abdixhiku.
Kemi diskutuar për platformën që synon zonja osmani nuk kemi vërejtje sa i përket platformës.
Kemi diskutuar edhe për pozicionin e zonjës osmani karshi opozitës.
Do të kemi edhe një takim të ardhshëm do ti kthehemi organeve të partisë për ti informuar rreth këtij takimi”
Kujtojmë se pas takimit të mbajtur javën e kaluar, Abdixhiku, Osmani Kurti.
Abdixhiku, kishte kërkuar që takimi i sotëm të jetë vetëm me Osmani për të kuptuar pozicionin e sajë karshi partive të tjera dhe “Listës Vjosa”
Ai kishte theksuar se LDK-ja nuk dëshiror një President politik.
Abdixhiku në takimin e sotëm ishte i shoqëruar nga zëvendësinë ti në LDK, Lutfi Haziri.