×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku nga Rahoveci: Ndryshimi është afër, me këtë energji do ta ndërtojmë së bashku Kosovën që duam

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete.

    Sot, ai ishte në Rahovec e në Krushë të Madhe ku tha se u mirëprit ngrohtësisht nga qytetarët.

    “Nga qytetarë të përkushtuar dhe të ndershëm të kësaj ane. Besimi i tyre i vazhdueshëm ndaj vizionit tonë për një Kosovë të zhvilluar është frymëzim për rrugën që kemi përpara”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku tha se qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për sfidat e tyre të përditshme, dhe janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë.

    “Në çdo takim që po zhvillojmë, gjithandej vendit, ndiejmë shpresën që po rritet mes qytetarëve tanë”, tha ai.

    “Kjo shpresë, dhe mbështetja që po e ndjejmë, janë shenja të qarta se momenti për ndryshim është afër. Me këtë energji, dhe me përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë së bashku Kosovën që duam”, tha në fund kreu i LDK-së.

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në Turqi. Ndër tjera Konjufca, konfirmon se Kosova i qëndron pranë aleates...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Jashtme nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se rasti i Banjskas, qe dështim i dialogut të Brukselit. Ajo...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës së tij në New York, në një darkë u takua me Rrustem Gecajn...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Ai po mban një ‘konferencë’ shtypi para banorëve të BBVK-së. E, këta të fundit, si të ishin gazetarë, me e pa radhë,...
    Sport23 Tetor 2024
    Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve po del të jetë mjaftë interesante dhe me...
    Vip23 Tetor 2024
    Në mesin e pyetjeve nga banorët, Feros i erdhi edhe një e tillë me ‘spec’. Duke ditur lidhjen e Feros me fenë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.