Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë dhe optimizmin e tij për tubimin e jashtëzakonshëm të mbajtur në Gadime, ku qytetarët treguan mbështetje të fuqishme për vizionin e partisë.
Në një mesazh publik, Abdixhiku e cilësoi Gadimen jo thjesht një lokalitet, por një simbol të qartë të bashkimit dhe entuziazmit popullor që po fuqizon LDK-në.
“Gadime, veç! Jo një qytet, jo një komunë; Gadime veç, jemi shumë! LDK ka popullin pas! Jemi ngritur në këmbë tashmë!” – ka deklaruar Abdixhiku, duke nënvizuar rëndësinë e këtij mobilizimi të gjerë.