×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku me përfaqësues të lartë të BE-së diskuton për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren Shqipe Mjekiqi -Sadiku, kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së.

    LDK bën të ditur se në takim ishte Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi, Zëvendës Kryetari i Grupit të PPE për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev, dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian.

    Siç njofton LDK, përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e votimit dhe përgëzuan kryetarin Abdixhiku për rolin konstruktiv që LDK ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së Presidentes.

    “Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit. Kryetari Abdixhiku falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që ka dhënë BE për Kosovën duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe një përshpejtim të procesit të integrimit”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Front Online/

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth aksidentit ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Kurti tha se organet e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se Kosova promovon tregtinë e lirë dhe sipas tij, ka qenë Serbia ajo që përmes barrierave të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Uragani Milton mund të dobësohet në një stuhi të kategorisë së tretë, pasi zbret në tokë të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit...
    Opinione09 Tetor 2024
    Burimi: The Financial Times, Gideon Rachman. A mund të afrohet fundi i Republikës Islamike të Iranit? I papëlqyer në vend, nën sulmet...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka arritur në Kroaci për t’u takuar me kryeministrin Andrej Plenkoviq. Në...
    Vip09 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur, Fifi u ka bërë të mundur ndjekësve të saj që të bëjnë pyetje drejtuar asaj. Njëra nga pyetje ka...
    Lajme09 Tetor 2024
    Millan Radoiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, kërkoi solidaritetin e kabinetit qeveritar, ndërsa propozoi në mbledhjen e sotme të ekzekutivit që të ndahen 200...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.