Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi assesi nuk po mund të pajtohet me faktin që Lëvizja Vetëvendosje nuk është ende në pushtet. Ai po vazhdon të vajtoj rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërsa tani po i mbanë dertin se në çfarë gjendje politike është kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Për këtë të fundit, Abazi thotë se ka mbetur i vetëm, pasi ka shkelur vullnetin e qytetarëve me rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga VV.
Postimi i tij:
Isa Mustafa e ka kuptuar tani që ka mbetur i vetëm, sepse ka shkelur vullnetin qytetarë, rrëzoi qeverinë legjitime, ka shkelur mbi të gjitha parimet e demokracisë, është bërë sinonim i lojrave të ndyta, e ka goditur nën brez partnerin e përzgjedhur nga vota demokratike. Fitoret e Pirros nuk janë zotësi politike!
Sot qenka kujtuar se duhet bashkëpunim dhe koordinim, dhe se qenka e rëndësishme që të kemi unitet.
Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë. E për bashkërëndim duhet shkuar në zgjedhje se në demokraci vendos sovrani kush duhet të udheheqë me proceset jo teket e individëve.