×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja shpreson në rrëzimin e Kurtit javën tjetër, në VV thonë se kryeministri nuk shkarkohet nga një parti me 8 deputetë

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Ka dështuar seanca e Kuvendit ku pritej të debatohej për 3 vjet qeverisje të kryeministrit Kurti.
    Kjo seancë ishte thirrur me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të debatuar rreth punës 3 vjeçare të Qeverisë “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i Kurtit ose dorëheqja e tij.

    Tishukaj e VV-së: Nuk mundet me vendos AAK-ja për zgjedhjet në Kosovë me vetëm 8 deputetë

    Mirlinda Tishukaj nga Lëvizja “Vetvendosje” thotë për Front Online se dështimi i seancës së sotme për qeverisjen “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i kryeministrit ose dorëheqja e tij, siç thotë ajo, është thjeshtë hajgare.

    Tishukaj thotë se është jo serioze kur një parti me vetëm 8 deputetë kërkon shkarkimin e Qeverisë “Kurti”, e cila i ka 56 sosh.

    “Prej fillimit më është dukur jo serioze se ne jemi diku 56 deputetë, ata vetëm 8 deputetë dhe me kërku shkarkimin e Qeverisë është veç hajgare. Duhet me qenë pak më serioz, mirëpo edhe deklarimi i shefes së grupit me qenë të gatshëm edhe për të debatuar , edhe për t’i ballafaquar argumentet mirëpo jo të bëhet hajgare me një temë që ka kaluar në Kryesi, janë  dakorduar dhe në fund me thënë jo tash s’po e mbajmë”, tha ajo.

    Tishkuaj thotë se për zgjedhje nuk vendos AAK-ja, pasi i ka vetëm 8 deputetë, dhe sipas saj Qeveria aktuale ka kryer punë të suksesshme dhe nuk ka arsye për shpërndarje të Kuvendit.

    “Nuk është Aleanca që vendos për zgjedhje në Kosovë kur i ka vetëm tetë deputetë. Përderisa Kuvendi është një nga kuvendet më të suksesshme, agjenda legjislative dmth jemi duke u munduar të përmbledhim siç e patë edhe dje  marrëveshjet prej 279 milionë eurosh u votuan, edhe me votën e tyre. Kemi edhe shumë ligje të cilat janë në procedurë dhe nuk besoj që ka arsye pse me u shpërnda Kuvendi”, tha Tishukaj për Front Online.

    Deputetja e VV-së thotë se kjo qeveri duhet ta çoj mandatin deri në fund, që proceset e nisura të përfundojnë . “Të gjitha premisat janë që Qeveria Kurti ta përfundoj mandatin deri në fund, sepse janë bërë punë të mmira, janë shumë procese në vazhdim e sipër që duhet të çohen deri në fund”, tha ajo.

    Bunjaku LDK: Veç le të jep dorëheqje kryeministri, ne jemi në rregull

    Valentina Bunjaku nga LDK thotë për Front Online se dështimi i seancës së sotme për qeverisjen “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i Kurtit ose dorëheqja e tij, është thjesht shtyerje që do të vendoset në rend dite javën që vjen.

    Bunjaku thotë se Kurti duhet të dorëhiqet. “Veç le të jep dorëheqje kryeministri, ne jemi në rregull”, tha ajo.

    “Prej fillimit të kësaj legjislature, seanca asnjëherë nuk ka filluar në kohën e thirrur, gjithmonë janë pritur deputetët. Por mazhorancës i konvenoi kjo dhe e bëri, por s’ka problem sepse vjen java tjetër dhe prap është kjo pikë në rend dite kështu që mirëupafshim. Kjo seancë shtyhet për ndonjë ditë tjetër dhe nuk ka asnjë problem sepse nuk është hera e parë që seanca nisë me vonesë, ka pasur rast kur me një orë e gjysmë kanë filluar seancat dhe ka pasur tema shumë më të rëndësishme
    që i ka sjellur edhe qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Bunjaku.

    Bunjaku thotë poashtu se nuk frikësohen prej debatit dhe se janë të gatshëm si LDK për zgjedhje.

    “Vonesa e deputetëve është vetëm një lojë e qeverisë dhe janë pretekst për ta shtyer seancën, kështuqë përtej asaj ne nuk frikësohemi prej debatit dhe as nuk do të frikësohemi,  jemi të konsoliduar jemi të gatshëm për zgjedhje”, tha tutje ajo.

    Xhemaili i AAK-së: Nëse s’ka shpërbërje javën që vjen, zgjedhjet mbahen në afat të rregullt

    Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK thotë për Front Online se javën tjetër do të vendoset se kur do të mbahet seanca e ardhshme ku do të diskutohet për kërkesën e grupit Parlamentar të AAK-së për debat lidhur me tri vjet qeverisje të Kurtit.

    Ai thotë se AAK-ja ka qëndrim të qartë, që të shkohet në zgjedhje vetëm me dorëheqjen e Kurtit ose mocionin e rrëzimit të Qeverisë.

    “Në mbledhjen e radhës së Kryesisë, sigurisht që do të vendoset se kur do të mbahet seanca e ardhshme ku do të diskutohet për kërkesën e grupit Parlamentar të AAK-së për debat lidhur me tri vjet qeverisje të Kurtit. Sigurisht që qëndrimi ynë është i qartë, është i ditur. Ne shkojmë në zgjedhje vetëm me dorëheqjen e Kurtit ose mocionin e rrëzimit të Qeverisë. Tjetër opsion nuk përkrahim”, tha ai.

    Ai poashtu tha se  nëse nuk votohet javën që vjen mocioni për rrëzimin e qeverisë “Kurti” atëherë zgjedhjet mbahen në afatin e paracaktuar, pra zgjedhje të rregullta.

    “Nëse nuk ndodhë kjo atëherë zgjedhjet mbahen në afatin e paracaktuar, pra zgjedhje të rregullta por ne presim që të marrim përkrahjen e  partive tjera për votim në mocion të rrëzimit të qeverisë nëse kryeministri këmbëngul për mos të dhënë dorëheqje”,
    tha Xhemaili.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Zëdhënësi për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dje deklaroi se Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të...
    Lajme26 Qershor 2024
    Bashkimi Evropian dje tha se Kosova ende s’e ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e Banjskës. Qeveria e Kosovës deklaroi...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline, thotë se më së miri e tregon gjendja faktike premtimin e dhënë...
    Të tjera
    Lajme25 Qershor 2024
    Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa...
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doçi, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet...
    Vip25 Qershor 2024
    Më në fund është publikuar podcasti i Bleros dhe Afronës, promo e së cilit nxiti shumë reagime e kureshtje në publik. “Pse...
    Lajme25 Qershor 2024
    Është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” dhe katër copë fishekë. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është ndaluar një...
    Lajme25 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona...
    Lajme25 Qershor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Albin Kurti është dorëzuar si kryeministër. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.