×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja merr pjesë në takimin e Osmanit për datën e zgjedhjeve

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të merr pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga ushtruesja në detyrë e presidentes, Vjosa Osmani rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

    Këtë e ka konfirmuar për FrontOnline, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.

    “Po do të marrim pjesë, AAK do ta dërgon një përfaqësues”, ka thënë Selmanaj.

    Ndërsa, i pyetur rreth vendimit të Kushtetueses për Qeverinë Hoti, Selmanaj ka deklaruar se do të respektojnë çdo vendim të saj.

    “Ne si parti politike asnjëherë vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk I kemi kundërshtuar dhe do t’i respektojmë çfarëdo qofshin ato”, ka thënë Selmanaj, për Front Online.

    Ushtruesja në detyrë, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do t’i takojë liderët e partive politike për t’u konsultuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

    Takim ky që vie pas vendimit të mbrëmshëm të Kushtetues se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitimë.

    Presidentja në detyrë, fillimisht do ta takojë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Takimi mes Osmanit e Kurtit pritet të mbahet në ora 13:00. Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se në ora 14:00 Osmani do ta takojë ish-shefin e saj, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

    Ndërkohë në ora 15:00 në zyrë të presidentes në detyrë do të shkojë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Ndërkaq, në ora 16:00 Osmani do ta takojë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...
    Lajme18 Mars 2025
    Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë,...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtarët amerikanë të KFOR’it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovës për, siç...
    Lajme18 Mars 2025
    Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç një telegrami...
    Vip18 Mars 2025
    Gjesti dhe Rozana Radi kanë pasur një përplasje të ashpër, ku është përfshirë edhe Egli Tako. Këngëtarja e akuzoi se po e...
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.