×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK çon njoftim për takimin Haradinaj – Mustafa

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Kryetari i AAK’ë, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës është takuar me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe krijimin e institucioneve të reja pas rrëzimit të Qeverisë Kurti në Kuvend me 2/3 e deputetëve.

    Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga partia e Haradinajt, ky takim ishte inicuar nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

    “Sot, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar gjetjen e rrugës për të dalë nga kriza institucionale”, thuhet në njoftim.

    Gjatë këtij takimi të dy liderët janë pajtuar që Kosova duhet gjetur një rrugë në pajtim me Kushtetutën për të mos lejuar vazhdimine vakumit institucional.

    “Gjatë takimit është konstatuar se Kosova si demokraci e konsoliduar dhe Republikë parlamentare, brenda rregullave kushtetuese duhet të gjej zgjidhje, për të mos lejuar vakuum institucional”, thuhet tutje në njoftim.

    Haradinaj dhe Mustafa në këtë takim janë pajtuar se shtetit i duhet një qeveri e re që do të përmbush detyrat, pas rrëzimit të Kurtit me 2/3 e deputetëve.

    “Gjithashtu, kryetari i AAK-së, z. Haradinaj, dhe ai i LDK-së, z. Mustafa, u pajtuan se pas shkarkimit të Qeverisë, me mbi 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, shtetit i duhet Qeveri e re për të siguruar përmbushjen e detyrave shtetërore”, përfundon njoftimi.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mandat nga Këshilli i Përgjithshëm që të negociojë për koalicion me AAK’në dhe NISMA-n, në rast se presidenti i vendit e mandaton si parti të dytë për krijimin e institucioneve të reja.

    Një gjë e tillë po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët po insistojnë që zgjedhjet e reja janë rruga e vetme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.