×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A u shit 1 ari tokë për 1 euro? Flet Ahmet Shala

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuat sot Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM, raporton Front Online.

    Shala është pyetur për çmimin e shitjes së pronave nga AKM-ja dhe diskutimi që është bërë rreth tyre.

    “Ne nuk kemi pasur përvojë në modele të privatizimit por kemi pasur fatin që i kemi pasur ekspertët më të mirë amerikan dhe evropian. Kjo është diskutuar edhe në atë kohë. Ata nuk kanë vendosur çmim. Është debatuar me të drejtë çmimi aq i ulët i pronave e sidomos ai i tokave bujqësore. Bordi i AKM-së ka pasur të drejtë që të angazhojë një hulumtues se a është i njëjti çmim edhe në treg apo jo. Kjo ka ndodhur para nënshkrimit të kontratave”, ka thënë ai.

    Anëtarët e Komisionit e kanë pyetur Shalën nëse politika ka pasur gisht ose ndërhyrje në shitjen e pronave.

    Ai tha se ka qenë e pamundur.

    “Në proces për shpalljen e fituesit ka qenë e pamundur për të ndikuar. Nuk ka pasur mundësi sepse kanë qenë totalisht anonim. Nuk ka pasur mundësi që të shitet një pronë duke e ditur se kush është. Ata që janë përpjekur dhe është ngritur propaganda për korrupsion dhe në procesin si proces ka pasur dëshirë për të ndërhyrë por ka qenë e pamundur”, ka thënë ai.

    Para anëtarëve të Komisionit ai deklaroi se për këto çështje po flet vetëm për sa i përket viteve sa edhe ai ishte pjesë e AKM-së./Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.