Një incident ka ndodhur pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme,.
Disa burime kanë bërë të ditur se pas kësaj mbledhje, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca është përfshirë në një përplasje me deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Kujtim Shalën.
Paraprakisht Shala dhe Gjyshinca kishin pasur edhe një përplasje në komision.
“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z.Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.
“Ti po më kallzon a”, iu është përgjigjur Shala
Vetëvendosje për të folur lidhur me këtë temë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media. raporton Gazeta Express.