×
  • Lajme
  • Lajme

    A u hakmor Vetëvendosja ndaj Emin Beqirit?

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Më pak se dy vjet pasi një ankesë e Emin Beqirit, rezultoi me dënimin e Lëvizjes Vetëvendosje me 9 mijë e 500 euro gjobë, komandanti i Stacionit Policor të Ferizajt është degraduar në pozitë.

    Beqiri, është degarduar në pozitë dy javë pas ardhjes së dytë në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën ishte përfshirë në një kontest gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019.

    Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) e kishte gjobitur me 9 mijë e 500 euro Lëvizjen Vetëvendosje në tetor të vitit 2019, bazuar në një ankesë të parashtruar nga Beqiri për përdhosje të imazhit të tij.

    Në ankesën e parashtruar më 5 tetor të 2019-s, Beqiri kishte kërkuar nga PZAP-ja që ta sanksiononte Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të përdorimit të një spoti zgjedhor me përfshirjen e tij dhe të objektit publik të Policisë së Kosovës në “aktivitetin promovues zgjedhor”.

    “PRANOHET e bazuar ankesa Anr.233/2019 e datës 05.10.2019, e paraqitur nga Emin Beqiri nga Komuna e Lipjanit, subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, i SHQIPOHET gjobë, në lartësi prej 9,500.00 (nëntëmijë e pesëqind) euro”, thuhej në vendimin e PZAP-së, të nxjerrë më 6 tetor të 2019-s.

    Ndërkaq, degradimi në pozitë i Emin Beqirit nuk është konfirmuar ende nga institucionet shtetërore. As nga Policia e Kosovës dhe as nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri Xhelal Sveçla, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Insajderi ka kontraktuar sot me Emin Beqirin për ta pyetur në lidhje me degradimin e tij nga pozita, por ai ka thënë se ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.

    “Zyrtarisht ende nuk kam ndonjë konfirmim zyrtar”, ka thënë Beqiri për Gazetën Insajderi.

    Komandanti i Ferizajt, para se ta merrte këtë pozitë ka qenë shef i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

    Në vitin 2018, Beqiri ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës, pendim të provave dhe moslajmërim të veprës penale. Në gjykatë, ai ishte deklaruar i pafajshëm. Për këto akuza ishte liruar nga Gjykata e Apelit më 2018.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar hetim mbi video-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se ka mbetur i befasuar me narrativën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se që nga vitit 2018 asnjëherë nuk ka pasë kontakt me Milan Radoiçiq, të kërkuarin...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i...
    Sport11 Tetor 2024
    Java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është...
    Lajme11 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Në një komunikatë për media bëhet e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani e ka falënderuar ish-komandantin e KFOR-it Özkan Ulutas, për sigurinë që ka ofruar gjatë shërbimit në Kosovë. Në ceremoninë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje s’ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës...
    Lajme11 Tetor 2024
    Sot zyrtarisht ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Po sot në seancën që pritet të mbahet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.