×
  • Lajme
  • Lajme

    A të lë koronavirusi pasoja në organizëm edhe pas shërimit?

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Përveç vështirësive gjatë ballafaqimit me Covid-19 e shpenzimeve të larta të mjekimit, personat që infektohen me Covid-19 po përballen edhe me shumë pasoja që Covid-19 po u shkakton në organizëm edhe pas shërimit nga ky virus.

    Dy pulmologë, më herët të infektuar edhe vetë me koronavirus, flasin për përvojat e tyre por edhe të pacientëve të tyre.

    Pulmologu Shyqri Hyseni, i cili edhe vetë po përballet me këto probleme shëndetësore, edhe pse kanë kaluar katër muaj që nga infektimi i tij me koronavirus.

    “Përvoja ime edhe shkencore edhe praktike është e tillë që ata të cilët edhe marrin terapinë e duhur, edhe e kalojnë kohën e inkubacionit prej 14 ditësh, është përvojë e keqe. Të infketuarit edhe më tutje deri në 3,4,5 e 6 muaj ndjejnë mungesë të oksigjenit, lodhje, rraskapitje. Edhe në Amerikë rastet që kanë qenë të sëmurë nga Covid-19 pasojat i ndjenjë deri në gjashtë muaj dhe më tepër”, tha ai.

    “Unë lodhem shpejt dhe s’mund t’i kryej aktivitetet të cilat i kryeja para sëmundjes së Covid-19”, shtoi ai.

    I infektuar me Covid-19 ishte edhe pulmologu i Klinikës së Pulmologjisë, Besim Morina. Thotë se pacientët që e kalojnë Covid-19 në formë të rëndë mund të kenë probleme afatgjate shëndetësore edhe pas shërimit nga ky virus.

    “Shumica e pacientëve, mos të themi të gjithë, por te shumica e pacientëve që kalojnë në sëmundje të rëndë të Covidit, një pneumoni të rëndë, zakonisht kanë probleme të vazhdueshme, duke nisur prej simptomeve më të thjeshta siç janë kolla kronike, pastaj mund të jetë një dhimbje e gjoksit që vazhdon me muaj, mund të jetë djersitje, mund të jetë një plogështi apo humbje e kondicionit që pacientët shpesh ankohen për gjë të tilla”, shpjegon doktori.

    “Kemi një grup pacientësh që shndërrohen në pacientë kronikë”, theksoi Morina në RTV21.

    Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që e kalojnë Covid-19 dhe kanë probleme shëndetësore që të mos i neglizhojnë simptomat dhe të kërkojnë ndihmën e specialistëve të fushës.

     

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një burrë 49-vjeçar nga Las Vegas u arrestua pranë tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Coachella. Ai po bartte një armë zjarri...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.