Aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht një kameramane dhe plagosi regjisorin gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico. Aktori, në rrethana ende të pashpjeguara vrau Halina Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Suza, i cili ndodhet në gjendje kritike.
Por a mund të mbahet përgjegjës një aktor për një aksident në xhirime?
Vrasja nga pakujdesia, sipas ligjit të Nju Meksikos, ku ndodhi incidenti, përcaktohet nëse një person kryen vrasje gjatë kryerjes së një vepre penale, ose nëse ai privon nga jeta një person tjetër gjatë kryerjes së një akti të ligjshëm, por nuk zbaton masat e duhura paraprake. Është klasifikuar si krim i shkallës së katërt dhe parashikon një dënim maksimal prej 18 muajsh burg me mundësi dënimi me kusht.
Megjithatë, ndaj aktorit ende nuk ka filluar asnjë procedim. Hetimi do të përcaktojë gjithashtu se me fajin e kujt ishte ngarkuar arma dhe çfarë lloj predhash kishte në të./FrontOnline/