×
  • Opinione
  • Opinione

    A mund të funksionojë LV-ja pa Kurtin?

    FrontOnline
    27 Korrik 2022

    Autorja është gazetare në televizionin ATV.

    Lëvizja Vetëvendosje po kalon në procesin e brendshëm të zgjedhjeve.

    Më 17 qershor, ditë e diel – jo e rastësishme për Kurtin – kryetari i LV-së zgjodhi që, përmes konferencës, të bëjë me dije se subjekti që ai drejton po i zhvillon zgjedhjet e brendshme, përfshirë edhe ato për kryesi e kryetar.

    Kritikat ishin për atë se pse Kurti mbajti konferencë dhe pse duhet dhënë kaq shumë rëndësi zgjedhjeve të këtij subjekt, duke u cilësuar si proces i brendshëm i një subjekti.

    Nuk mendoj që zgjedhjet e LV-së nuk janë të rëndësishme për opinion publik, ato nuk janë vetëm zgjedhjet e një subjekti politik.

    Kur Kurti në konferencë tha “ndërrim thelbësor qeverisës” gjatë procesit zgjedhor, nuk e di për çka e kishte fjalën, për strukturë apo për program qeverisës.

    Le ta argumentojmë këtë:

    Pse janë të rëndësishme zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje?

    Zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti nuk janë vetëm diskutim i brendshëm i partisë e i vetë Kurtit.

    Zgjedhjet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë të p rëndësishme për opinion publik. Janë zgjedhjet e partisë që i udhëheq Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

    Zgjedhjet janë të rëndësishme, sepse është partia e parë me numër më të madh të deputetëve. Por, sa këta deputetë janë të nevojshëm në Kuvend kjo është temë tjetër dhe e gjatë për diskutim.

    Janë zgjedhjet e partisë, e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar 50+ e në sondazhe ende është partia e parë, ndërsa gara po zhvillohet për partinë e dytë.

    Numri i anëtarëve të regjistruar në këtë subjekt politik është mbi 59 mijë anëtarë, e shtrirë në gjithë territori e Kosovës, madje edhe në Shqipëri funksionon si parti politike. I pari subjekt nga Kosova që ka struktura edhe në një shtet tjetër.

    Nga ky subjekt buron edhe plani i Qeverisë, që i përfshin të gjithë qytetarët, po ashtu edhe komunat që i qeveris.

    Lëvizja Vetëvendosje u ka dhënë pushtet udhëheqës njerëzve pa bagazh politik.

    Zgjedhjet e brendshme, sidomos të Kryesisë, janë shumë të rëndësishme, për ideologjinë drejtuese të këtij subjekti politik. Temë kjo që do diskutim se sa ka devijuar ky subjekt politik nga ideologjia e tij.

    Krejt këto argumente na e dëshmojnë që zgjedhjet e LV-së janë të rëndësishme për opinionin publik.

    A funksionon LV-ja pa Kurtin?

    Lëvizja Vetëvendosje e ka kohën ideale të vazhdojë pa Kurtin…

    Duke qenë kryeministër Albin Kurti, rruga është gati që të zëvendësohet Kurti, edhe pse mendoj që Kurti nuk mund të zëvendësohet, sepse duke qenë një kryetar në hije të Kurtit nuk ka sukses.

    Kjo parti e ka provuar këtë mënyrë me Visar Ymerin, një figurë e dështuar si kryetar i LV-së, i cili sot mbahet mend më shumë si analist.

    Një figurë e re për LV-në do të ishte një reformë e brendshme demokratike, një frymë e re dhe më e përkushtuar për subjektin politik, kurse Kurti si kryeministër.

    Suksesi i tij si kryeministër është një rrugë e Vetëvendosjes, por edhe dështimi i tij është kosto për këtë parti.

    Secili që e përcjell politikën në vend, e ka një emër për kryetar të LV-së.

    Pse të mos jetë Glauk Konjufca kryetar i ri i LV-së. Le të nisë ndryshimi edhe brenda kësaj partie, duke u shkoqitur nga ideja e liderit suprem.

    Kurti duhet ta bëjë Lëvizjen Vetëvendosje të funksionojë edhe pa të. Por a mund të bëhet kjo?

    Koha sa është kryeministër është ideale të bëhet kjo.

    Nëse nga LDK-ja, PDK-ja e AAK-ja kemi kërkuar reformë dhe ndryshime të udhëheqjes, hajde të kërkojmë demokraci të brendshme edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Për partitë e tjera, e sidomos për LDK-në, kemi bërë dhjetëra debate për zgjedhjet për kryetar, madje shpesh kemi shkuar aq larg sa edhe kemi eliminuar emra.

    Vetëvendosja mund ta krijojë lëvizjen e re edhe pa Kurtin. Ai mund të mbajë post brenda subjektit, po jo të kryetarit. Përkushtimi i tij si kryeministër e rrit LV-në si parti.

    Te ne është dëshmuar po ashtu që dështimet e kryeministrave ka ndodhur duke qenë edhe kryetar partie.

    Fundja le të përballet me betejën e brendshme edhe kjo parti.

    Nga Rubrika
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se e ka përfunduar vizitën e tij...
    Vip07 Janar 2025
    Gresa e ka ngacmuar Drilonin me fjalë, derisa ky i fundit ishte duke ushtruar. Ajo i ka thënë atij që pasi nuk...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.