×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka rrezik të keqpërdoren të dhënat gjatë aplikimit për 10 përqindëshin në Trust?

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Në mbarë Kosovën nga dje nisi aplikimi online për të marrë 10 për qind të kontributeve nga Fondi Pensional. Një profesor i sigurisë kibernetike rrëfen se metoda që kanë zgjedhur për të aplikuar nuk është e sigurt. Madje thotë se sherrin mund t’ia shohim nëse nuk rriten masat e sigurisë. Krejt kjo pasi dikush mund t’i vjedh të dhënat, numrin personal dhe llogarinë e bankës që aplikuesit i kanë dhënë online.

    Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Blerim Rexha, po thotë se forma që ka zgjedh Trusti për të ndarë 10 përqindëshin e Fondit Pensional kontribuuesve është e rrezikshme.

    Madje edhe të keqpërdoret shkaku i sigurisë së ulët në qasjen e ofruar për aplikuesit online.

    “Nga aspekti i sigurisë mendoj se Trusti ka dështuar të implementojë disa forma që konsiderohen standarde siç është autentikimi i cili kërkon që qytetarët, gjegjësisht përdoruesit, të regjistrohen të marrin disa kredenciale dhe pastaj të autentikohen në sistem. Shihet që Trusti ka bërë një lëshim, ose një kompromis në përfitim të përdorueshmërisë”, thotë Rexha për RTV21.

    Ai thotë se aplikimet e djeshme ishin të pambrojtura dhe se një njeri i vetëm ka pasur mundësi të aplikojë për krejt qytetarët e Kosovës për 10 për qind në Fondin Pensional.

    “Mendoj se Trusti ka pasur mundësi që formën e lansimit të bëjë një strategji që ky numër i madh i krkesave të zvogëlohet duke përdorur strategji, siç kemi parë edhe në fillim të pandemisë, me numrin e parë personal, çift ose tek, ose ata qytetarë që kanë numrin 1 ose 2 të aplikojnë të premten, e kështu me radhë…Kjo kishte zovgëlu numrin e madh të kërkesave dhe kishte bërë që serveri i tyre jo në minutat e parë të jetë offline”, shpjegon ai.

    Mbrëmë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës në faqen zyrtare të Facebook, ka lansuar tri linqe të reja përmes të cilave mund të aplikohet.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se ata që, sipas tij, shfrytëzojnë ngjarjet tragjike për përfitime politike,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka përdorur patentë shoferë të Kosovës të falsifikuar. Patentë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës nuk ka pasë kuorum për të vazhduar pjesën e dytë të seancë së sotme parlamentare. Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca,...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...
    Sport12 Shtator 2024
    Kur erdhi në Kosovës si trajner i Pejës, askush nuk kishte mundur ta mendojë se boshnjaku Adis Beçiragiq do të linte gjurmë...
    Sport12 Shtator 2024
    Sot janë zbuluar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së futbollit. Dy...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.