×
  • Auto
  • Auto

    A janë makinat elektrike e ardhmja?

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Kreu i Stellantis, Carlos Tavares, thotë se koncerni i madh është gati të rregullojë strategjinë e tij elektrike bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të rëndësishme në SHBA dhe Evropë vitin e ardhshëm, transmeton FrontOnline.

    Duke folur para gazetarëve në fabrikën e Fiat Mirafiori në Torino kohët e fundit, Carlos Tavares vuri në dukje se prodhuesi i makinave do të monitorojë nga afër rezultatet e Parlamentit Evropian dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe pranoi se Stellantis do të duhet të përgjigjet nëse politika dhe publiku kërkojnë një numër më të vogël automjetet elektrike.

    Në thelb, Tavares pretendon se një koncern i madh automobilistik (Fiat, Peugeot, Jeep, Opel…) mund të ndryshojë shpejt strategjinë e tij.

    Për momentin, Stelantis nuk heq dorë nga strategjia e saj, domethënë, ende planifikon të kalojë ekskluzivisht në modelet elektrike në vitin 2030 në tregun evropian. Por planet mund të ndryshojnë. Gjithçka varet nga politika, evropiane dhe amerikane. Gjithashtu, duket se klientët nuk e kanë përqafuar plotësisht tranzicionin evropian për momentin.

    Stellentis duket se po luan me mençuri në këto kohë të pasigurta pasi nuk i ka luajtur ende të gjitha letrat në tranzicionin elektrik. Gjegjësisht, makina si Jeep Avenger, Peugeot 3008, Opel Mokka, Peugeot 3008… janë të disponueshme në platforma që lejojnë versione elektrike, por edhe benzinë, naftë dhe hibride./FrontOnline/

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Auto26 Korrik 2024
    Në mars të vitit 2022, Porsche vendosi një objektiv të guximshëm. Kompania donte që automjetet elektrike të përbënin më shumë se 80...
    Auto26 Korrik 2024
    E përkushtuar për “ndërtimin e qytetit të së ardhmes, respektimin e mjedisit dhe komuniteteve urbane”, Toyota po ecën përpara në lëvizshmëri të...
    Auto25 Korrik 2024
    Gjatë viteve të fundit, Ford bëri një shtytje agresive për të nxjerrë më shumë automjete elektrike në rrugë – siç bënë shumë...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.