×
  • Lajme
  • Lajme

    A i frikësohen Konfiskimit të Pasurisë nga Albin Kurti? Përgjigjet epike të Xhavit Halitit e Bekë Berishës

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Qeveria e Kosovës, ditën e martë, miratoi koncept-dokumentin që do të mundësojë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Kështu, Ministrisë së Drejtësisë, tash i është hapur rruga të nisë hartimin e ligjit të njohur si antimafia.

    Pasuria, përmes tij, mund t`iu konfiskohet të gjithëve, prej qytetarëve të thjeshtë, liderëve politikë e institutcional, e deri edhe zyrtarëve të tjerë të zgjedhur në institutcione të ndryshme të rëndësishme, ATK, Polici, Doganë, FSK e AKI. Madje kjo mund të bëhet pa e pritur fare aktgjykimin dënues.

    Por, a kanë frikë figura të larta politike nga ky ligj?

    Front Online ka kontaktuar me deputetin e PDK-së Xhavit Haliti, pasuria e paluajtshme e të cilit është 1 milionë e 20 mijë euro.

     

    I pyetur nëse ndjen frikë apo jo nga ligji antimafia, ai u përgjigj kështu.

    “Po çka ka m`u tut more une (qeshë)”, u shpreh shkurt ai për Front Online.

    I patrembur nga ky ligj është edhe deputeti tjetër, veçse i AAK-së, Bekë Berisha. Por, jo vetëm.

    Prej cilit ligjit bre?”, pyet ai.

    Gazetari i përgjigjet: Atij për konfiskimin e pasurisë.

    “Jo bre nuk kemi hiç frikë prej asnjë ligji. Po çfarë frike”, ia kthen deputeti Berisha gazetarit të Front Online.

    Sipas tij, nisma e Qeverisë Kurti për konfiskimin e pasurisë, është një “hajgare”.

    Deputeti Berisha tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar  dy banesa, një shtëpi dhe tokë, vlera e të cilave është 789 mijë euro.

    Ligjin antimafia, legjislatura e 8-të e Kuvendit, pritet ta miratojë gjatë këtij viti.

    Në kuadër të tij është paraparë të themelohet një agjenci që do të merret me çështjen e gjetjes se rasteve e konfiskimit të pasurisë dhe e cila do t’i ketë afërsisht 30 të punësuar.

    Ky është plani i Albin Kurtit për konfiskimin e pasurisë (Dokument)

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....
    Lajme13 Tetor 2024
    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit. Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.