×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A gëzon ish-Presidenti Trump imunitet nga akuzat penale?

    FrontOnline
    24 Qershor 2024

    Në ditët në vijim Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendime për tre çështje të veçanta që rrjedhin drejtpërdrejt nga sulmi i dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, në një kombim të pazakontë të këtij lloji.

    Brenda disa ditësh, ndoshta orësh nga njëra-tjera, gjykatësit do të vendosin nëse Donald Trump, gëzon imunitet nga ndjekja penale lidhur me përpjekjet e dyshuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që ai i humbi.

    Po kështu anëtarët e gjykatës do të vendosin nëse mbështetësit e Trumpit që sulmuan Kapitolin mund të ndiqen penalisht nën akuzat për pengim të një procesi zyrtar.

    Rasti i tretë lidhet me ish-këshilltarin e Trumpit, Steve Bannon.

    Ky i fundit ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që ta shtyjë fillimin e dënimit të tij me burg deri në përfundim të procesit të apelimit. Ai u dënua nën akuza për shkelje të një urdhri për të dëshmuar përpara komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin ndaj Kapitolit.

    Nga këndvështrimi i ish presidentit Trump dhe aleatëve të tij, vendimet mund të mbështesin pretendimet e tyre se Departamenti i Drejtësisë i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë të pandehurit e trazirave të Kapitolit. Trazirat rezultuan në më shumë se 1,400 ndjekje penale, dënim të mbi 200 persona dhe më shumë se 850 që pranuar fajësinë për vepra penale.

    Kjo nuk e ka penguar Trumpin dhe aleatët e tij të pretendojnë se Departamenti i Drejtësisë i ka trajtuar padrejtësisht të pandehurit e trazirave të Kapitolit. Vendimi i gjykatës mund t’u japë atyre më shumë arsye për të kundërshtuar akuzat.

    Trajtimi nga ana e gjykatës të çështjes së imunitetit ka provokuar tashmë kritika, që nga fakti që gjyqtarët pranuan ta marrin në shqyrtim çështjen – veçanërisht duke pasur parasysh një vendim unanim të gjykatës federale të apelit që hodhi poshtë kërkesën e Trumpit – dhe së fundmi lidhur me faktin që ata nuk kanë marrë ende një vendim mbi çështjen.

    Edhe nëse gjykata pranon një lloj imuneti të kufizuar për ish-presidenti, ose refuzon tërësisht pretendimet e tij, duke lejuar që gjyqi ndaj tij për ndërhyrje në zgjedhje të vazhdojë në Uashington, nuk pritet që gjyqi të përfundojë para zgjedhjeve, sipas profesoreshës së drejtësisë në Universitetin e Miçiganit, Leah Litman.

    Ndërsa gjykata ka lëvizur më me shpejti se zakonisht në shqyrtimin e çështjes së imunitetit, ajo ka vepruar shumë më shpejt në çështje të tjera që përfshijnë kompetencat presidenciale, përfshirë rastin e kasetave të skandalit Uotërgejt. Gati 50 vjet më parë, gjykata vendosi 8-0 vetëm për 16 ditë pasi dëgjoi argumentet se Richard Nixon duhej të dorëzonte regjistrimet e bisedave të bëra në Zyrën Ovale, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se gëzonte privilegj ekzekutiv.

    Në mars, gjyqtarëve iu deshën më pak se një muaj pas dëgjimit të argumenteve, për të vendosur njëzëri se “neni i kryengritjes” në Kushtetutën amerikane vendosur pas Luftës Civile, nuk mund të përdorej nga shtetet për ta përjashtuar Trumpin nga gara presidenciale./VOA

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    E përzgjedhura e Sllovenisë për Komisionerin e ardhshëm të BE-së, Marta Kos ka reaguar ndaj akuzave për lidhje me shërbimet sekrete ish-jugosllave...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionimit, për herë të parë prej viteve ’50, pasi shteti po përballet me plakje të...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Një person ka vdekur sot në spitalin e Shkodrës në Shqipëri. Bëhet e ditur se ai ka qenë në gjendje kome, pasi...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish-banori i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Kledi Hysa dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e moderatorja e njohur, Evi...
    Vip13 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet me postime nga më të ndryshmet. Në postimin e fundit, ajo është...
    Sport13 Shtator 2024
    Mbrojtësi Frederic Veseli ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në kampionatin e Shqipërisë. “Panorama Sport” ka raportuar të enjten se...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen e tij duke rishpërndarë postimin në platformën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.