×
  • Opinione
  • Opinione

    A është kjo tradhtia, siç po deklaroheni?!

    Hisen Berisha
    11 Shtator 2023

    Shkruan Hisen Berisha:

    Po ti referohemi marrëveshjeve që ka bërë kjo qeveri përmes “reformatimit të marrëveshjeve të arritura 2013/‘15 dhe dialogut për marrëveshjen politike All in One” për projektin politik të LVV “Republika e tretë” si alternativa “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” dhe “Alternativa e re” për Veriun, si Republikë Autonome Serbe”, vijmë në përfundim të paralajmërimit që ua kam bërë recidivisht në foltoren e Kuvendit të Kosovës, se po rrëshqasin në “TRADHTI”! “

    Çdo marrëveshje e cila cenon integritetitn territorial dhe sovranitetin politik të vendi, është tradhti” është një përkufizim kushtetues që frymon në të gjitha kushtetutat e Botës, dhe në të gjitha format e regjimeve, qoftë monarki apo republika.

    Të gjitha marrëveshjet që kjo qeveri ka bërë, prej asaj të energjisë, targave, për lëvizje të lirë, keto të viti 2023, Plani franko-gjerman si “marrëveshje bazë” dhe Aneksi për zbatim i Ohirit, të cilat u dakorduan ti implementojnë me marrëveshjen e Bratislaves të 11 Korrikut me të cilën po i krijohen kushtet për Republikën Srbska në Veri.

    Ketë tradhti ndaj interesave të shtetit të Kosovës tani më po e bëjnë të ditur nëpër media të huaja, që ta bëjnë më të pakapshme për qytetarët dhe popullin e thjeshtë tek i cili është vet shpëtimi i kombit.

    Presidentja Osmani zhgënjimin e saj me marrëvrshjen kumulative të Ohrit, që vet e kanë arritur dhe për tradhtinë politike që i bëhet vendit, shprehet se:

    “Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje. Kryeministri Kurti në fund të sesionit pranveror deklaroi në foltorë e kuvendit mbi tradhtinë interesave të vendit me ketë marrëveshje: “Qeveria nuk pajtohet në parim me draftin statutin për Veriun, e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imiton në përmbajtje dhe formë “Republikën Serbe” të Bosnjes dhe Hercegovinës”.

    Më tej ai shtoi se:

    “Unë këtë mund ta thellojë, dhe thellimi i tij nënkupton pajtueshmëri në parim.

    Por, pranon se: “ne nuk mund të shkruajmë tekste alternative – statut, ndërmjet të cilëve pastaj do të mund të gjendet një mesatare aritmetikore, pa u pajtuar njëherë në parim”, me statutin e grupit menaxhues/shkrued të caktuar nga vet qeveria e Kosovës. Kurse zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i këtyre tradhtive – marrëveshjeve të dëmshme, Besnik Bislimi, për gazetën “ Danas” deklaron ndër të tjera, dëshminë e tradhtisë kur u përgjigj ndër të tjera në pyetjen e gazetës “Danas”; “Šta očekujete od novog jesenjeg dijaloga Beograda i Prištine”?/

    Çfarë pritet nga dialogu i ri pranveror mes Beogradit dhe Prishtinës?

    “Serbia ka pranuar tekstin e Marrëveshjes Themelore të 27 Shkurtit, zbatimi i plotë i së cilës na çon në një situatë të re dhe më të qëndrueshme se sa tani”.

    “Ne kuptojmë që nuk kemi njohje formale ende dhe kjo ka qenë një lëshim i madh i Kosovës”.

    “Srbija je pristala na tekst Osnovnog Sporazuma, 27 Februara, i njegova puna primena nas vodi u novu i stabilniju situaciju nego što je sada.

    “Mi razumemo da formalno priznanje nije tu i ovo je bio veliki ustupak Kosova. / Ketë marrëvrshje tradhtie i konsiderojnë si “vendime të rëndësishme që mund t’i marrin udhëheqësit e guximshëm” dhe shpresojnë që “udhëheqësia e Serbis të gjejë forcën për të zbatuar Marrëveshjen Themelore të 27 Shkurtit, në tërësi.

    Po ashtu, kryenegociatori i tradhtisë deklaron se, “Kosova është e gatshme që nga fillimi dhe vazhdon të jetë gati të përmbushë pjesën e saj. Jemi të gatshëm po ashtu, “të rishqyrtojmë dhe të përmirësojmë strukturën institucionale për serbët në Kosovë brenda kufizimeve të kornizës së saj kushtetues”!

    Ndaj, Albin a ështe e vërtetë çka po thot Bislimi?

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Vip24 Nëntor 2024
    Gjersa Xheneta dhe Edi ishin duke diskutuar, nga afër i dëgjonte Gjesti. Xheneta ishte duke biseduar me Edin, në raport me Anisën....
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Driloni ka bërë një deklaratë të bujshme. Teksa bisedonte me Edin, ai i tha...
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Arioni kanë vazhduar debatin me tyre. E në një moment ata e...
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Arioni dhe Xheneta kanë debatuar me tone të larta. Teksa edhe zëri u ngritke, Xheneta...
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi e ka pyetur Drilonin se a po i pëlqen atij Sara. Mirëpo përgjigja...
    Sport24 Nëntor 2024
    U ndëshkua me karton të kuq. Vedat Muriqi, i tregoi gishtin e mesëm kundërshtarit çka e shtyri referin të vepronte menjëherë duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.