Kryeministri Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve ne lidhje me disa deklarime në media se ka qenë Turqia ajo që ka minuar dhe prishur marrëveshjen detare mes Greqisë e Shqipërisë.
“Në mos gabohem, fjala kazan vjen nga turqishtja. Po, nga turqishtja! Kështu që kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar. Kazani nuk ka vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Kazan ka dhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë për t’i falur Turqisë Pashalimanin me synimin që të bënim një agresion natën ndërkohë që Greqia ishte gjumë. Kishte dhe një kazan në Angli që thoshte që në një restorant në Shqipëri hahej mish ariu. E patë? Arinjtë nuk janë për shitje, por i kemi në proces dialogu. Dakord?! Faleminderit.”,- përfundoi Rama.