×
  • Front TV
  • Front TV

    A e jep AAK-ja postin e presidentit nëse PDK-ja hyn në Qeveri? Flet nënkryetarja e kësaj partie

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Hashim Thaçi, e partitë politike kanë filluar t’i bëjnë publike emrat e kandidatëve për president, raporton Portali Front Online.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është propozuar që kandidat të jetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, pasi që në këtë parti po thonë se Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të këtij posti.

    Deputetja Time Kadrijaj në një intervistë për Front Online, tha se në rast se nuk ka bashkëpunim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit,  janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.

    “Aleanca në çdo kohë ka thënë dhe po e përsëris ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, por ju e dini se deri në muajin prill e kemi presidentin dhe shpresojmë që z. Thaçi mos ftohet nga Gjykata  Speciale në mënyrë që ai ta vazhdoj mandatin deri në fund, por nëse ftohet Aleanca është për dy variante të bashkëpunojmë të gjitha subjektet politike se kush do të jetë President i vendit, por jemi edhe për opsionin e dytë që të shkojmë në zgjedhje, ne jemi në teren po përgatitemi njëkohësish edhe për zgjedhje lokale”, tha ajo për Front Online.

    E pyetur se a pajtohet AAK-ja me kushtin e PDK-së, që për t’u futur në koalicionin Qeverisës t’ia japin  postin e presidentit, deputetja e AAK-së tha se një gjë e tillë duhet të diskutohet ndërmjet liderëve të partive politike.

    “Aleanca e ka një kandidat, e kemi kryetarin e parisë z. Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës dhe mendoj që për postin e presidentit nevojitet një president konsensual dhe z.Haradinaj i plotëson të gjitha këto kushte për të qenë, a hynë PDK në koalicion apo nuk hynë këto janë tema që diskutohet fillimisht në nivel liderëve dhe më pas për çdo vendim vendoset në Këshillin drejtues dhe me vota vendoset a jemi për me qëndruar me dalë apo me vazhduar me koalicion të zgjeruar. Mendoj se nevojitet një konsensus i gjithë spektrit në periudhën në të cilën gjendet Kosova”, tha ajo për Front Online.

    Ndërsa për mundësin e  largim nga koalicioni qeverisës në raste së krijohen probleme për zgjedhjen e presidentit, Kadria, tha se do ta diskutojnë në strukturat e partisë.

    “Thash për të gjitha temat diskutohet në strukturat udhëheqëse të partisë dhe ashtu siç vendosin strukturat ashtu do të veprojmë edhe ne”,

    A ka lëkundje brenda koalicionit qeverisës, flet nënkryetarja e AAK-së

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka hedhur poshtë zërat se ndërmjet partive të koalicionit ka lëkundje.

    Ajo për Front Online, tha se shfaqja e shqetësimeve që kanë për tema të caktuara nuk do të thotë se ka lëkundje brenda koalicionit.

    “Raportet mes koalicionit qeverisës janë raportet të mira, të ndërsjella, të respektuara dhe nuk ka krizë të koalicionit. Koalicioni po funksionon mirë, unë mendoj se nuk ka asnjë lëkundje, këto janë fjalë që po fliten. Ne si parti, si partneri kryesor i koalicionit jemi shumë transparent dhe kur janë në pyetje çështjet  që kanë të bëjnë me Kosovën ne reagojmë siç kemi reaguar si pozitë, si opozitë dhe prap do të jemi gardian të ruajtjes së shtetësisë së Kosovës, pavarësisht a jemi pozitë a opozitë, kjo nuk do të thotë se ne jemi transparent dhe i shfaqim shqetësimet, nuk do të thotë se ka lëkundje të koalicionit”, tha ajo për Front Online.

    Deputetja e AAK-së: Projektligji për Rimëkëmbje do të kaloj në leximin e dytë

    Të hënën, pas shtatë tentimeve është votuar në lexim të parë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Pas dy javësh, ky Projektligj, pritet të votohet në lexim të dytë.

    E lidhur me këtë deputetja e AAK-së, tha se shpreson se Projektligji do të kaloj edhe në lexim të dytë duke e ditur rëndësinë që ka për qytetarët e Kosovës.

    Ajo tha se Komisioni është duke i bërë të gjitha amandamentet e nevojshme për këtë Projektligj.

    “Projektligji tash është në Komisionin e caktuar parlamentar ku amandamentohet, njëkohësisht është Komisioni i cili është në përbërje të të gjitha subjekteve politike që vendosin për amandamente të caktuara a janë amendamente me përkrahje të Komisionit apo nuk janë. Zakonisht në seanca votohen ato amandamente që janë me votime të Komisionit parlamentar dhe drafti final duhet të sjellët në Kuvendin e Kosovës dhe të merr shumicën e votave të deputetëve dhe me këtë shumicë mendoj se do të kalon ky projektligj”, tha ajo për Front Online.

    Nënkryetarja e AAK-së tregon pse nuk po ftohet Donika Kadaj në mbledhjet e partisë

    Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj , ka folur për mosprezencën e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në mbledhjet e kësaj partie.

    Ajo tha se në AAK respektohet mendimi ndryshe, por jo edhe veprimi ndryshe.

    Megjithatë, ajo kërkoi që për këtë temë të pyetet vet deputetja Kadaj-Bujupi.

    “Jo unë nuk mendoj se ka subjekt politik që e pranon mendimin ndryshe, tjetër është mendimi ndryshe tjetër është veprimi ndryshe. Këto janë tema që duhet t’i diskutoni me deputeten e caktuar, unë jam deputete përfaqësoj një dikaster, jam kryetare e Komisionit dhe këto janë vendime të liderit dhe deputetes, por për mendim ndryshe unë mendoj se AAK është partia që më së shumti e respekton mendimin ndryshe, por vendimet gjithësisë merren me shumicën e votave qoftë në Këshill apo në Kryesi të partisë”, tha ajo për Front Online.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Front TV25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Front TV25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.