×
  • Lajme
  • Lajme

    A duhet të hapen shkollat në Kosovë? Flet Lul Raka

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se rikthimi i nxënësve në shkolla pas pandemisë mbetet njëri prej prioriteteve më të mëdha në botë, kurse ka dhënë edhe argumentet pro edhe kundër hapjes së shkollave.

    Raka ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se sa i përket parimeve themelore në kontekstin e hapjes së shkollave, janë numri i rasteve, hospitalizimi dhe numri i vdekjeve që është më i ulëti te fëmijët, pastaj se fëmijët kanë kryesisht infeksion të lehtë ose janë pa simptoma e ndër të tjera, edhe transmetimi i infeksionit ndërmjet fëmijëve në shkolla është i rrallë dhe nuk është shkaku kryesor i infeksionit SARS-CoV-2 tek fëmijët.

    Shifra e lartë e të infektuarve në Kosovë dhe mungesa e testimit në komunitet janë dy nga argumentet kundër hapjes së shkollave të cilat i ka përmendur Raka.

    Ndërsa, një numër i madh i arsyeve, sipas Rakës, janë pro hapjes së shkollave, përfshirë këtu edhe fëmijët me aftësi të kufizuara që mund të preken veçanërisht pasi mund të ndjehen më të izoluar nëse nuk kthehen në shkolla.

    Postimi i plotë:

    SHKOLLAT
    Rikthimi i nxënësve në shkolla pas pandemisë mbetet një prej prioriteteve më të mëdha të shoqërive kudo në botë. Në shumë vende shkollat fillore janë konsideruar si shërbime esenciale të shoqërisë, madje edhe nëse ka një përhapje të moderuar të COVID-19 (<10 raste në 100.000 banorë).
    Parimet themelore në kontekstin e hapjes së shkollave:Numri i rasteve të sëmundjes, hospitalizimit dhe vdekjeve është më i ulti te fëmijët
    Fëmijët kanë kryesisht infeksion të lehtë klinik ose janë pa simptoma fare.
    Sasia e virusit e gjetur te fëmijët simptomatikë është e afërt me atë të të rriturve. Por, kjo nuk nënkupton doemos infekciozitetin e njëjtë.
    Deri sot, shumë pak shpërthime janë identifikuar nëpër shkollat e Evropës, përfshirë Suedinë dhe Islandën, të cilat nuk i kanë mbyllur asnjëherë shkollat fillore. Të vetmet raste janë raportuar në Izrael.
    Transmetimi i infeksionit ndërmjet fëmijëve në shkolla është i rrallë dhe nuk është shkaku kryesor i infeksionit SARS-CoV-2 tek fëmijët
    Shkalla e përhapjes nëpër shkolla nuk dallon nga ambientet e tjera profesionale ose mjediset me dendësi të ngjashme të njerëzve.
    Nga dëshmitë në shumë vende të Evropës, konstatohet se rihapja e shkollave nuk ka pasur rritje të përhapjes së virusit në komunitet.
    ARGUMENTET PËR HAPJEN E SHKOLLAVE
    Mbyllja e shkollave i privon fëmijët dhe të rinjtë nga mundësitë për rritje dhe zhvillim.
    Fëmijët e moshës 2-10 vjeç mësojnë shumëçka nga bashkëmoshatarët e tyre dhe kanë një ndikim pozitiv në zhvillimin e personalitetit të tyre dhe ndjenjën e identitetit, ndërsa ndërprerjet e marrëdhënieve të tilla të afërta shoqërohen me depresion, ndjenjë të fajësisë dhe zemërim te fëmijët.
    Aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore ofrojnë strukturë, kuptim dhe ritëm të përditshëm për fëmijë dhe të rinj.
    Fëmijët me aftësi të kufizuara mund të preken veçanërisht pasi mund të ndjehen më të izoluar
    Fëmijët që jetojnë në kushte të pasigurta janë përballur me më shumë vështirësi me mësimin online, si për shkak të varfërisë dixhitale dhe vështirësive për prindërit që mund të ndihmojnë në procesin e të mësuarit.
    Rrethanat ekonomike mund të rrezikojnë kthimin në shkollë për fëmijë dhe të rinj që janë nën presion për të punuar dhe për të siguruar bukën për familjet e tyre të varfëra.
    Për shumë studentë që jetojnë në varfëri, shkollat nuk janë vetëm një vend për të mësuar, por edhe për ushqim të shëndetshëm.
    Fëmijët kanë rrezik më të madh të dhunës në familje gjatë mbylljes së shkollës.
    Me mbylljen e shkollave, fëmijët nuk kanë më një rrjet të sigurisë që mund të zbulojë dhe raportojë abuzimin e fëmijëve,
    ARGUMENTET KUNDËR HAPJES SË SHKOLLAVE
    Numri i madh i rasteve në komunitet. Kosova nëse ka 200 raste në ditë, kjo përafërsisht është 12 raste në 100.000 banorë. Kjo shifër është e lartë!
    Mungesa e testimit në komunitet
    Vendimi përfundimtar duhet të merr parasysh gjithë faktorët e përmendur.
    Rekomandimi i Bordit Këshillëdhënës Anti-Covid 19:
    Parashkollorët dhe nxënësit deri në klasën e pestë të vijojnë mësimin në shkolla.
    Në zonat rurale dhe atje ku ka kushte dhe hapësira, mund të organizohet mësimi edhe me vitet e tjera, gjithnjë duke respektuar masat e MSh dhe të IKSHPK.
    Të hapen shkollat profesionale për mbajtjen e lëndëve profesionale dhe atyre praktike.
    Në Fakultetin e Mjekësisë, ligjëratat të mbahen online, kurse ushtrimet të mbahen nëpër klinika dhe institute të SHSKUK dhe IKSHPK. Të merret në konsideratë edhe ndihma e absolventëve të FM në përballje me COVID-19. 

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...
    Lajme21 Tetor 2024
    Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër...
    Të tjera
    Kronika21 Tetor 2024
    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës janë në raportin 24 orësh të policisë. Në Lipjan një burrë është...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “HETIM I VDEKJES- Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shkodër. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar për FrontOnline se mos formimi i disa fondeve janë si pasoj e dështimeve të...
    Sport21 Tetor 2024
    Bekim Kovaçi i SHAM Prizreni D&G e ka mbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë. Ai ka fituar në garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.