×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’i ndalojë Kurti 2 milionë euro që shkojnë kot për qira të Qeverisë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Rreth 2 milionë euro shpenzohen çdo vit nga buxheti i shtetit vetëm për qiratë e objekteve private, ku janë të vendosura institucionet shtetërore. Qiraja më e lartë është për objektin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Ministrisë së Financave. Aktualisht, në të tilla objekte funksionojnë 17 institucione. Express iu sjell listën e këtyre institucioneve dhe koston e qirasë vjetore.

    Listës së ministrive që janë të vendosura në objekte me qira brenda këtij muaji do të iu bashkohet edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Objekti ku ishte e vendosur deri tash kjo ministri do të kalojë në shfrytëzim të Presidencës së Kosovës.

    Shtëpia e re e kësaj ministrie do të jetë një objekt afarist në Prishtinë te ndërtesa e ish-Ramiz Sadikut, derisa kostoja mujore e qirasë do të jetë 41 mijë euro.

    “Objekti gjendet në Prishtinë, tek ndërtesa e ish-Ramiz Sadiku, ndërsa kosto mujore do të jetë 41,000.00 euro”, ka thënë Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në MKRS, Feim Molliqaj.

    Në objekte të tilla funksionojnë tash e sa vite edhe Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ministria e Integrimit dhe ajo e Zhvillimit Rajonal. Përveç ministrive, në objekte private zhvillojnë punën edhe 10 institucione tjera.

    Vendosja e këtyre institucioneve në të tilla objekte i kushton buxhetit të shtetit miliona euro çdo vit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Shteti ka paguar rreth 1 milion e 700 mijë euro.

    Buxhetin e shtetit e rëndon më së shumti qiraja e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Ministrisë së Financave.

    Në bazë të listës që ka siguruar Gazeta Express nga Ministria e Administratës Publike, qiraja vjetore e ATK’së është 384 mijë euro, përkatësisht 32 mijë euro në muaj. Ndërkohë, qiraja e MF është 347 mijë euro.

    Goxha para në vit shpenzohen edhe për qiranë e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Agjencinë Kosovarë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Ndërkohë, më së paku para harxhohen për qiratë e objekteve ku janë të vendosura Instituti Pedagogik i Kosovës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina.

    Në vitin 2008 – 2015, Qeveria e atëhershme e kishte hartuar një Plan Strategjik që parashihte që shumë institucione të kalonin nga objektet private në ato publike.

    Ndonëse në një masë kjo është arritur, ku shumë institucione kanë zënë zyrat e UNMIK’ut, prapë Qeveria paguan me miliona euro qira.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Të tjera
    Vip18 Mars 2025
    Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, ka njoftuar ditën e sotme se ka angazhuar një avokate të re në lidhje me...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur...
    Lajme18 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot në Burojë të Skenderajt në orën...
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...
    Lajme18 Mars 2025
    Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë,...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtarët amerikanë të KFOR’it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovës për, siç...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.