×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të rikthehet Fehmi Kupina në pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal? Flasin nga LVV e AAK

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci.

    Karrigen e kësaj pozite, Front Online merr vesh se përflitet se do ta marr Fehmi Kupina, që dikur kishte qenë në këtë pozitë.

    E një gjë të tillë, nuk e mohuan as nga Vetëvendosja, e as nga AAK-ja në Prishtinë.

    Kur u pyet Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla pikërisht për këtë, tha që fillimish duhet të bëhet shkarkimi, e pastaj të flitet për emërim.

    Ai tha se në mbledhjen e sotme do të bëhet vetëm shkarkimi i kryesuesit.

    “Mbledhja ka të bëjë vetëm me shkarkimin, nuk pritet dhe nuk do të ketë asnjë emërim të ndonjë kryesuesi të ri. Hapi i parë është shkarkimi që diskutohet në mbledhjen e sotme, pastaj nëse kjo është e suksesshme thirret një seancë tjetër për emërimin. Nuk ka nevojë me u diskutu një hap para se hapi i parë të bëhet i suksesshëm, pa e shkarku kryesuesin komunal nuk kemi çka me fol për kryesuesin e ardhshëm”, ka thënë ai për Front Online.

    Bahri Gashi nga AAK-ja në Prishtinë thotë që nuk kanë ndonjë marrëveshje me partitë opozitare.

    Front Online pyeti Gashin nëse do ta përkrahnin si parti emërimin e Fehmi Kupinës.

    Ai nuk e mohohi një gjë të tillë.

    “E kemi diskutuar, por opozita nuk e ka një front të përbashkët ku ulet dhe i diskuton të gjitha veprimet e veta sepse ne nuk kemi një marrëveshje me shkrim, varësisht prej qëndrimeve tona politike dhe partiake. Fehmi Kupina ka qenë një herë kryesues është shkarkuar prej partisë së vet, tani është asamblist i pavarur. Ta shohim si vjen puna, të shohim si po vjen seanca tjetër, jemi aty për të qenë çdo herë prezent në sallë”, u shpreh ai për Front Online.

    Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

    Mbledhja e Kuvendit komunal pritet të fillojë në ora 15:00./Front Online/

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.