×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të mbyllet sërish Prishtina?- mobilizohen institucionet qendrore dhe lokale

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Mbi 500 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 vetëm në kryeqytet në javën e fundit. Kjo ka bërë që të mobilizohen institucionet qendrore e lokale, e madje të diskutohet edhe për mundësinë e futjes në karantinë. Në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar se sot do të takohen me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, e se temë qendrore do të jetë vlerësimi nëse duhet të mbyllet apo jo Prishtina.

    Prishtina që nga fillimi i pandemisë është qyteti ku janë kryer më së shumti testime për kokë banori, e rrjedhimisht vendi ku më së shumti në nivel vendi ka pasur raste pozitive me COVID 19.

    Njëjtë është duke ndodhur edhe në javët e fundit kur nga Evropa vijnë shifra të frikshme të infektimeve me COVID 19.

    Për veç një javë, në kryeqytet janë konfirmuar 518 raste aktive me COVID 19.

    Duke parë këto shifra, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se vendi do të hyjë në krizë brenda një jave.

    “205 KS – 111 Pr. Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë. Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter dje gjatë ditës.

    Pasi që vetëm dje janë konfirmuar 111 raste në Prishtinë, sot do të mbahet një takim në mes të nivelit qendror dhe lokal, për të parë nëse do të marrin masa të reja parandaluese për përhapjen e pandemisë.

    Kështu ka deklaruar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi. Ai ka thënë se sot do të takohen me ministrin Armend Zemaj, për të vlerësuar se a duhet të mbyllet kryeqyteti.

    Gashi thotë se arsyeja se pse Prishtina prin me numër të rasteve që konfirmohen pozitive është edhe numri i testimeve që kryhen çdo ditë.

    “Shifrat janë rritur javët e fundit në nivel vendi – jo vetëm në kryeqytet. Por, gjatë gjithë kohës e kemi parë se Prishtina ka prirë me numrin më të madh. Ta keni parasysh se në Prishtinë numri i testeve të kryera është gjithmonë më i madh në krahasim me qytetet tjera”, thotë ai.

    Gashi ka theksuar se vetëm në gjashtë ditët e fundit janë kryer rreth 1600 testime.

    “Rritjen e numrit të rasteve me koronavirus e kemi pritur me hapjen e shkollave. Ju po e shihni se shumë vende në Evropë janë në mbyllje totale. Praktikisht nga ajo që na ka përcjellë nga marsi ose prilli – Evropa është 2-3 javë para nesh. Pritet një rritje më e madhe e rasteve pas 2-3 javësh”, ka thënë Gashi.

    Numri total i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë ka shkuar në 18 mijë e 148, nga gjithsej 88 mijë e 90 mostra të testuara që nga fillimi i shfaqjes së rasteve të para me koronavirus.

    Deri më tani janë shëruar 15 mijë e 150 persona, derisa raste aktive janë 2 mijë e 332.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.