×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A do të mbetet vetëm në letër Banka Zhvillimore e Kurtit?

    FrontOnline
    24 Shkurt 2023

    “Ne nuk bën të mos e kemi një Bankë Zhvillimore”, deklaronte Albin Kurti në shtator të vitit 2019, kur kërkonte votat e qytetarëve për t’u bërë kryeministër.

    Me entuziazmin që fliste për këtë bankë, dukej se sapo të vinte në krye të Qeverisë, puna e parë që do ta bënte do të ishte themelimi i saj.

    “Ne nuk bën të mos e kemi një Bankë Zhvillimore, e cila përveç kapitalit fillestar që do ta merrte nga Republika jonë, financimin do ta bënte përmes bonove që i garanton shteti dhe ku grejs-periudha do të ishte shumëvjeçare, ndërkaq kamatat ndër 3 përqind”, thoshte Kurti.

    Nevojën për themelimin e kësaj banke e arsyetonte me kamatat e larta të bankave komerciale, nga të cilat thoshte se po “rrjepen” bizneset. E shpjegonte edhe se si do të funksiononte.

    “Pra na kemi nevojë për një Bankë Zhvillimore, e cila fillon ta rikonfigurojë komplet strukturën ekonomike, pra Bankë Zhvillimore publike. Të gjitha bizneset thonë që qasja në financa është problem shumë i madh edhe praktikisht tregojnë se si janë rrjepur prej bankave komerciale që kanë qenë si fajde me letra. Pra, në këtë Bankën Zhvillimore, do ta kishim Bordin i cili i raporton drejtpërdrejtë parlamentit tonë edhe aty në bord p.sh do të duhej të ishte edhe një përfaqësues i Shoqatës së Bankierëve, do të duhej të ishte edhe një përfaqësues i BQK’së”, deklaronte Kurti.

    Themelimi i kësaj banke është ndër prioritetet e para të renditura edhe në Programin e Qeverisë për vitet 2021-2025.

    Aty thuhet se kjo bankë do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit dhe se do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve.

    “Banka Zhvillimore do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve. Ajo do të jetë komponenti kreditues, që do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar”, thuhet në programin e Qeverisë.

    Por, deri tash, s’është bërë ende asgjë në këtë drejtim. Kurti rrallë e ka përmendur pas ardhjes në pushtet.

    Gazeta Express ka pyetur Zyrën e Kryeministrit se kur do të themelohet kjo bankë dhe çfarë po bëhet në këtë drejtim, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tash zyrtar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, beson se kjo ide do të mbetet vetëm në letër.

    Në një prononcim për Gazetën Express, Rukiqi ka thënë se është ide e parealizueshme, teksa ka shpjeguar edhe arsyet pse mendon kështu.

    “Edhe atëherë në një kapacitet tjetër e kam vlerësu që mund të ketë ide të mira, por ide të mira që janë të parealizueshme. Edhe në këtë rast edhe atëherë e kemi konsideru si diçka utopike që një vend i cili i ka të kufizume edhe resurset tjera, të krijojë tash edhe bankë, të futet në një sektor krejt të ri, ku Shteti ka pronësi, ku Shteti ka operacione të cilat janë shumë të ndërlikume dhe të cilat nuk janë të vetat edhe për shtetet që mund të jenë shumë më të zhvillume dhe me një infrastrukturë financiare më të avancume sesa Kosova. Kështu që edhe kur është përmend si ide, e kemi konsideru që është e parealizueshme edhe në të njejtën kohë është pak fatkeqësi që kjo ka qenë ndër pikat kryesore të programit të partisë që i ka fitu zgjedhjet me një shumicë shumë të madhe dhe sot mbetet realishht vetëm një diçka e shkruar në letër, por që unë jam shumë skeptik që edhe do të niset ndonjëherë të realizohet”, ka thënë Rukiqi.

    Ai beson se edhe vetë Qeveria e ka kuptuar se s’mund të jetësohet ndonjë ide e tillë.

    Tash është diskrepancë e madhe mes asaj që cka është premtu edhe fokusit në raport me të. Përveç që besoj që e ka kuptu (që është ide e parealizueshme), në të njejtën kohë nuk është që ka ofru ndonjë alternativë tjetër, pra nëse është mendu që Banka Zhvillimore do të lehtësonte qasjen në financa,

    sidomos për bizneset prodhuese, bizneset e sektorëve si bujqësia  e kështu me radhë, deri më tani nuk kemi pa ndonjë instrument alternativ, i cili e lehtëson zhvillimin e vendit. Kjo është e realizueshme por deri tani s’po shohim ndonjë instrument tjetër i cili i kish kontribu zhvillimit”, ka thënë Rukiqi.

    Kurti po lëviz ngadalë edhe me Fondin Sovran

    Premtim tjetër i Kurtit gjatë fushatës ka qenë edhe Fondi Sovran. As në këtë drejtim s’është se janë bërë shumë hapa. Përveç miratimit në parim të koncept-dokumentit për themelimin e këtij Fondi, s’është vendosur ende se cilat asete do t’i kalojnë nën menaxhim.

    Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë thënë  se është vlerësuar se 94 asete dhe mbi 1 mijë e 500 toka kanë potencial për t’u bartur tek ky Fond, por që listë përfundimtare ende s’ka.

    Zëdhënësi i AKP’së, Ylli Kaloshi ka thënë se AKP dhe Qeveria janë duke i koordinuar veprimet në lidhje me finalizimin e listës së aseteve që mendohet të barten në Fondin Sovran.

    Ai ka folur edhe me llojin e aseteve të cilat pritet t’i kalojnë nën menaxhim këtij Fondi.

    “Deri më tani, pas një analize të hollësishme e konkrete, AKP ka arritur që t’i evidentojë në një regjistër të përbashkët gjithsej 2448 asete. Prej tyre është vlerësuar se 94 asete me vlerë dhe 1549 toka në zona të ndryshme kadastrale me rreth 48 mijë hektarë tokë mund të konsiderohen se kanë potencial për t’u bartur në Fondin Sovran, si miniera, ndërtesa administrative e lokale, fabrika, hotele, ferma, depo të ndryshme, toka bujqësore të të gjitha kategorive etj. Sidoqoftë, AKP dhe Qeveria janë duke i koordinuar veprimet në lidhje me finalizimin e listës së aseteve që mendohet të barten në Fondin Sovran”, thuhet në përgjigjet e Kaloshit.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.