×
  • Opinione
  • Opinione

    A do të bëhet kreu i Wanger, Alexei Navalny i ri?

    Bethany Elliott
    05 Korrik 2023

    Nga Bethany Elliott, Unherd

    Si e zgjidhni një problem si Yevgeny Prigozhin?

    Një hajdut i kthyer në shitës hot-dog, pronar restoranti, kryekomandant dhe së fundmi kryengritës tani po e gjen veten duke kërkuar për një rol të ri. Ditën e djeshme Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, njoftoi se Prigozhin kishte mbërritur në vend, siç ishte rënë dakord sipas kushteve të marrëveshjes që vetë Lukashenko ndërmjetësoi për t’i dhënë fund revoltës.

    Ishte vetë presidenti rus Putin, i cili konfirmoi se luftëtarët e Wagner mund t’i bashkohen ministrisë ruse të mbrojtjes ose një agjencie tjetër të sigurisë, të kthehen në shtëpi ose të shkojnë në Bjellorusi.

    Lukashenko vuri në dukje se, ndërsa vendi i tij nuk po ndërton kampe apo qendra rekrutimi për forcat Wagner, por ai do tu sigurojë atyre një baze të braktisur ushtarake, raporton abcnews.al.

    Megjithëse është herët për të spekuluar për shifra, burime të pavarura të medias ruse kanë raportuar ndërtimin e një kampi me kapacitet për 8,000 burra në rajonin Mogilev të Bjellorusisë.

    Ndërkohë, Lukashenko shtoi se ministri i tij i Mbrojtjes Viktor Khrenin ka propozuar integrimin e luftëtarëve Wagner në ushtrinë Bjelloruse. Duke pasur parasysh taktikat e pamëshirshme dhe të dhunshme të përdorura në mënyrë rutinore nga forcat Wagner në Ukrainë, duke përfshirë edhe kundër ushtrisë ruse, rekrutimi i ish-të dënuarve të aftë në përdorimin e armëve paraqet një rrezik i qartë për udhëheqjen e Lukashenkos.

    Ndjenja e fortë kundër luftës midis popullsisë bjelloruse mund të përkeqësohet vetëm nga ky fluks.

    Ai nuk është i vetmi që pyet se çfarë të bëjë me Prigozhin. Putin vuajti sfidën më të madhe ndaj sundimit të tij të shtunën dhe ka një histori të dokumentuar të eliminimit të armiqve që janë bërë më pak publike, raporton abcnews.al.

    Ndërsa Putini mund të ndiejë se vdekja e Prigozhin tani do të shërbente si një paralajmërim për të tjerët që ndiejnë dëshirën për të ngritur një sfidë të ngjashme, sytë e botës janë mbi të.

    Vriteni Prigozhin tani dhe fytyra e tij do të shfaqet në bluza, pasi Putini ka bërë martir një njeri që ende gëzon popullaritet të konsiderueshëm midis forcave të tij dhe një ndjekës të përkushtuar në rrjete sociale.

    Ndoshta analogjia më e afërt me atë që Putini mund të bëjë tani është trajtimi i liderit të opozitës të burgosur Alexei Navalny. I dënuar me një dënim gjithnjë në rritje në burg, Navalny i kalon ditët e tij i fshehur nga opinioni publik, ndërsa energjia gradualisht shterohet çdo ditë e më shumë.

    Megjithëse shërbimi federal i sigurisë ruse raportoi dje mbylljen e çështjes penale kundër shefit të Wagner dhe kryengritësve të tij, detyrimi i Prigozhinit për të qëndruar në Bjellorusi ose hapja e një procedure penale do të ishte një taktikë e ngjashme.

    Ndërsa ai mund të mos kërkojë të japë një dënim me vdekje për Prigozhin tani, zemërimi dhe ndjenja e poshtërimit të Putinit nuk ka gjasa të pakësohen së shpejti, ai dikur tha se e vetmja gjë që nuk mund ta falë është tradhtia.

    Si Sergei Skripal ashtu edhe Alexander Litvinenko zbuluan se Putini mban mëri kundër armiqve të tij edhe pasi ka kaluar shumë kohë nga tradhtitë e tyre.

    “Kompensimi për një dënim me vdekje është njohja e orës së saktë kur dikush duhet të vdesë,” vuri në dukje Vladimir Nabokov.

    Është një luks që nuk i është ofruar Prigozhinit, i cili tani pret të kuptojë pasojat e plota të provokimit të zemërimit të Putinit. /abcnews.al

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Opinione29 Prill 2024
    Shkruan: Mero Baze Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Rreth 300 mijë mërgimtarë janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka filluar nga...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori Angili...
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Sport01 Maj 2024
    Komisioni i Garave i Federatës së basketbollit të Kosovës ka publikuar dënimet për ndeshjet e treta të serisë gjysmëfinale të playoffit në...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjenerali Fadil Hadërgjonaj, i njohur me nofkën “Bjeshka” i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë një dritare historike mundësish për të lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.