×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A do ta dërgojë opozita në Kushtetuese Ligjin e Pagave?

    FrontOnline
    10 Shkurt 2023

    Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

    Më këtë është miratuar edhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për vlerën monetare të koeficientit prej 105 eurosh, shkruan Front Online.

    Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.

    Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18.

    Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

    Kjo, vlerë e koeficientit është kundërshtuar nga të gjitha partitë opozitare.

    E, po ashtu edhe nga disa sindikata.

    Që të gjithë kanë kërkuar që vlera e tij të jetë së paku 120 euro.

    Partia më e madhe opozitare në Kuvend, PDK-ja ka paralajmëruar që Ligjin e Pagave do ta dërgojë në Kushtetuese.

    Mirëpo, se me qëndrim zyrtar do të dalin në fillim të javës së ardhshme.

    Thonë se janë duke e analizuar ligjin.

    Deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa thotë për Front Online se janë të pakënaqur me disa pozita siç janë rregulluar në ligj.

    “Ne si parti jemi duke e analizuar dhe për disa pozita jemi ta pakënaqur siç janë të rregulluara, si tek mësimdhënësit, mjekët specialistë, te infermierët, tek policët, tek kadetët mos të themi gati të gjithë zyrtarët publikë. Megjithatë do ta japim qëndrimin si parti si do të veprojmë, është duke u analizuar edhe nga ekspertët e partisë dhe do të njoftoheni se si do të veprojmë më tutje”, ka thënë Beqa për Front Online.

    I, pyetur se a do ta dërgojnë në Kushtetuese ligjin dhe kur, Beqa ka deklaruar se nuk mund të jep tani përgjigje të saktë.

    “Nuk mund ta konfirmoj tani, për arsye se janë ekspertët e fushës duke punuar në atë drejtim. Jemi duke e analizuar, për disa pjesë janë të domosdoshme të kundërshtohen. Si subjekt politik do të vendosim dhe besoj që në fillimin e javës tjetër do të dalim me qëndrim”, është shprehur ai.

    Koeficientin prej 105 euro e kanë kundërshtuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë për Front Online se kanë kaluar afatet ligjore që ky ligj të dërgohet në Kushtetuese.

    “Tanimë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore që Ligji i Pagave të dërgohet në Kushtetuese nga ana jonë”, ka thënë ajo.

    Front Online, për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe nga deputetë të AAK-së, pro të njëjtit nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të portalit.

    Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit. Ai u përcaktua sot nga Qeveria e Kosovës.

    Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

    Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

    Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat./Front Online

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.