×
  • Sport
  • Sport

    Llapi dhe Ballkani dënohet nga FFK-ja

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Për 90 minuta “Zahir Pajaziti” ushtoi nga atmosfera e krijuar prej “Legjendave” dhe “Xhebrailave”.

    Bile edhe ndeshja ishte e zjarrtë pasi në mënyrë dramatike takimin e kishte fituar Llapi 3-2 kundër Ballkanit në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll. Por jo gjithçka shkoj mirë pasi ndeshja u mbyll.

    “Xhebrailat” dëmtuan një numër të madh të karrigeve në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Gjendja mes dy tifozërisë eskaloi edhe më shumë kur dolen jashtë fushës, bile pati edhe arrestime nga Policia e Kosovës.

    Pas 11 ditësh intervenoi edhe Komisioni Disiplinor i Garave. Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 19-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

     

    V E N D I M E:

    FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hudhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëluar askend. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    1. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni njerr këtë VENDIM.

    – Pagesa e dëmit të shktatuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Sport03 Maj 2024
    Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës...
    Sport03 Maj 2024
    Kapiteni i Chelseat, Reece James ka lavdëruar mbrojtësin brazilian Thiago Silva-n. Braziliani tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Blutë’ e Londrës në...
    Sport03 Maj 2024
    Jose Mourinho ka zbuluar tri skuadrat, të cilat sipas tij kanë më shumë shanse që të fitojnë trofeun në finalen e madhe...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot në...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave. E.G...
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.