×
  • Lajme
  • Lajme

    Aleksandër Lumezi: Presidentja t’i shërbej drejtësisë, ta dekretoj Kryeprokurorin – s’ka kohë për të pritur

    Xheneta Kosumi
    23 Mars 2023

    As pas 11 muajve, Blerim Isufaj nuk ka marrë “aminin” që i duhet për t`u emëruar Kryeprokuror i ri i Shtetit.

    Çështja e kryeprokurorit të shtetit ka mbetur në sirtarët e Presidencës së Kosovës.

    Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka dekretuar atë për këtë pozitë dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë pa u shterur të gjitha procedurat gjyqësore.

    Për këtë çështje ka folur për Front Online, Ish-kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili thotë se prokuroria nuk ka kohë të presë më.

    “Prokuroria e Shtetit nuk ka kohë për të pritur, për disa ditë do të bëhet një vit që është dërguar propozimi nga KPK tek Presidentja e shtetit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ende nuk e kemi finalizimin e këtij procesi”, thotë Lumezi për Front Online.

    Lumezi kërkon nga Presidentja Osmani që të respektohet vlerësimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke u dekretuar kandidatin që e kanë propozuar këta të fundit.

    “Propozimi i KPK-së i cili është i vetmi vlerësuesi dhe matës i integritetit dhe profesionalizmit të kandidatit të propozuar duhet të respektohet nga Presidentja dhe sa më parë pas përfundimit të procedurave gjyqësore është dashur të emërohet Kryeprokurori i ri i Shtetit, duke i respektuar kompetencat Kushtetuese për të siguruar funksionimin harmonik të organit të akuzës, i cili është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale”, tha ish kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi për Front Online.

    Lumezi për Front Online u shpreh optimist se presidentja e vendit do t’i shërbejë drejtësisë.

    “Besoj që Presidentja e Republikës do t’i shërbej drejtësisë dhe ndërtimit të një sistemi prokurorial të drejtë dhe të pavarur”, deklaroi Lumezi për Front Online.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

    Isufaj ka marrë votat absolute të 11 anëtareve të KPK-së.

    Por votimi i tij në krye të prokurorisë po kundërshtohet nga ambasadorët e huaj në Kosovë dhe organizata vendore.

    Kjo sepse sipas tyre janë shpërfillur parimet për një proces të drejtë dhe meritor.

    Kujtojmë se, konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit i përfundoi mandati më 21 prill 2022.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet. Çitaku – Dibrani këtë çmim...
    Lajme27 Prill 2024
    Konventa e Partisë së Lirisë e mbajtur të shtunën ka zgjedhur Ilir Metën si president të Partisë së Lirisë. Ai mori 690...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez,...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...
    Lajme27 Prill 2024
    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të...
    Lajme27 Prill 2024
    Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për...
    Lajme27 Prill 2024
    Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia. Ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë. Nga 6 deputetë më aktive të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.