×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ia dogji shtëpinë gazetarit Selimi

    FrontOnline
    20 Mars 2023

    Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit i cili dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit Alban Selimi.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    “E nderuar, për rastin e gazetarit Selimi, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia””,ka deklaruar Ulaj për Telegrafin.

    Gazetari Selimi të enjten mbrëma përmes rrjetit social ka reaguar se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt.

    “Dikush ia vuni flakën; me s’frikësua. S’ia arrijnë qëllimit!”, ka shkruar Selimi.

    I dyshuari me inicialet A.L 42 vjeçar u arrestua të shtunën nga ana e policisë.

    “Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 16.03.2023, në Fushë Kosovë. Personi i arrestuar: A. L mashkull, 42 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.