×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova vazhdon importin e mallrave me vendet që nuk e kanë njohur si shtet

    FrontOnline
    20 Mars 2023

    Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme, pavarësisht raporteve të saj ekonomike, politike dhe diplomatike me ato shtete.

    Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës flasin se ka një ulje të lehtë të vlerës së importeve nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

    Përfaqësues të bizneseve vlerësojnë se pavarësisht sfidave më të cilat përballen bizneset vendore, kjo i dëmton ata edhe në zhvillimin e tyre.

    Në periudhën dhjetor 2021- dhjetor 2022, Kosova ka importuar vlera të larta të produkteve që vijnë nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës flasin se Kosova më së shumti importon nga Greqia, ku për periudhën e lartcekur, në dhjetor 2022, importi grek në Kosovë shënoi mbi 3.9 milionë euro, e pasuar nga Spanja me 0.9 milionë euro, Rumania me 0.8 milionë euro dhe Sllovakia me 0.4.

    Ndërkohë, në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, Banka Qendrore Kosovës ka konfirmuar se vetëm në janar të këtij viti, importi nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, shënon mbi 26 milionë euro.

    Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se importi nga Greqia është 16.2 milionë euro, Rumania 3.5 milionë euro, Spanja 3.1 milionë euro, Sllovakia 1.15 milionë euro dhe Qipro 0.29 milionë euro.

    Pavarësisht problemeve politike, Kosova vazhdon të eksportojë edhe më tutje dhe më këtë dëmtohen bizneset vendore, thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

    “Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme pavarësisht a kemi raporte të mira ekonomike, politike dhe diplomatike. Ne nuk i shikojmë këto si prioritet, por prioritet e kemi se ku gjejmë qasje më të lehtë të importeve, dhe kështu po ndodh edhe me 5 vendet që Kosovën nuk e njohin, por produktet e atyre vende janë prezentë në Kosovë. E marr shembull edhe Serbinë që kemi mbi 432 milionë euro shkëmbime tregtare në vitin e kaluar, ku del se ne si konsumatorë nuk kemi ngarkesa nacionaliste e aq më pak edhe bizneset. Ne vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha produktet nga të gjitha vendet pavarësisht a na njohin apo jo, por ato shtete neve nuk na trajtojnë njësoj, dhe këtu do të duhej që të shikohen edhe masat e reciprocitetit ndaj secilit shtet, pavarësisht a është në BE apo jo”, tha ai.

    Ndryshe, importi i mallrave nga të gjitha vendet e BE-së, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka shënuar një rritje prej 4.6 për qind.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Ekonomi08 Maj 2024
    18.6 milionë euro. Kaq para i ka ndarë Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Kjo në kuadër të Projektit...
    Ekonomi08 Maj 2024
    Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. Nga 24 përdind e votave të numëruara...
    Sport08 Maj 2024
    Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet...
    Kronika08 Maj 2024
    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.