×
  • Lajme
  • Lajme

    Moduli i arteve marciale në FSK, ushtarakët përvetësojnë teknika të ndryshme

    FrontOnline
    23 Shkurt 2023

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se është realizuar kursi i parë i arteve marciale ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Mehaj në një postim në Facebook shkruan se është i lumtur që konceptin e tij për përfshirjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojnë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.

    Postimi i plotë:

    “Po kurorëzohet me sukses të lartë moduli i Arteve Marciale Ushtarake në Ushtrinë tonë

    Jam shumë i lumtur që konceptin tim për futjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojmë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.

    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake.

    Kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj.

    Vazhdojmë tutje me sukseset e radhës!”.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka zhvillur një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për këtë telefonatë ka njoftuar vetë...
    Lajme13 Maj 2024
    Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu...
    Lajme13 Maj 2024
    Haki Shatri, ish ministër i ekonomisë, mungesën e investimeve kapitale nuk po e sheh befasuese nga Qeveria “Kurti”, duke theksuar se këta...
    Të tjera
    Ekonomi13 Maj 2024
    Pal Lekaj nga AAK-ja sa i përket shpenzimeve të investimeve kapitale në vetëm 10%, konsideron se Qeveria Kurti po vazhdon me keqmenaxhimin...
    Kronika13 Maj 2024
    Një femër është shoqëruar në stacion nga policia në Pejë. Ajo dyshohet se e kishte ekspozuar në rrjete sociale një revole. Rasti...
    Kronika13 Maj 2024
    Një person është kapur me drogë në Prishtinë. Sipas raportit policor, tek i dyshuari gjatë kontrollit janë gjetur në posedim dhe konfiskuar...
    Kronika13 Maj 2024
    Policia e ka arrestuar një person (mashkull) në Zubin Potok të dielen. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër, njofton...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Valentina Bunjaku nga LDK thotë për “Front Onlne” se mungesa e investimeve kapitale e bënë paranë e pavlefshme.  Sipas saj kjo mungesë...
    Lajme13 Maj 2024
    Samantha Power, drejtuesja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka treguar bashkëpunimin që kanë me Universitetin Shtetëror të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.