×
  • Vip
  • Vip

    Ish-burri i Jennifer Lopez bëhet baba për herë të herë të shtatë, pas katër martesave

    FrontOnline
    15 Shkurt 2023

    Marc Anthony dhe gruaja e tij, Nadia Ferreira, njoftuan në ditën e Shën Valentinit se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

    Këngëtari 54-vjeçar dhe gruaja e tij e katërt, 23-vjeçare, ndanë lajmin e tyre në rrjete sociale me një foto ku shihej barku i rrumbullakosur i modeles.

    Marc shihet duke mbështetur njërën dorë në barkun e saj, ndërsa ajo mbante dorën e saj mbi të tijën, duke vënë në fokus unazën e martesës me diamant.

    “Dhurata më e mirë e Shën Valentinit”, thuhej në postim. “Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën tonë”.

    Njoftimi për shtatzëninë vjen vetëm dy javë pasi ata u martuan në një ceremoni luksoze të mbushur me yje më 28 janar në Miami.

    Çifti vendosi të mos tregonte më shumë detaje rreth shtatzënisë së Nadias ose cila ishte data e pritshme e lindjes.

    Anthony duhet theksuar se tashmë ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë.

    Ai ndan fëmijën e tij më të madh, vajzën 29-vjeçare Arianna Muniz, me ish të dashurën e tij, Debbie Rosado, dhe çifti gjithashtu adoptoi një djalë, Chase Muniz.

    Pas një fejese të dështuar me aktoren dominikane, Claudette Lali, Anthony u martua me gruan e parë, fituesen e “Miss Universe”, Dayanara Torres, në vitin 2000.

    Ata mirëpritën dy fëmijë të tjerë gjatë martesës së tyre: Cristian Muniz, 22 vjeç dhe Ryan Muniz, 19 vjeç.
    Pas një ndarjeje dhe pajtimi, martesa përfundoi në 2003.

    Martesa e radhës e Anthony ishte me aktoren dhe yllin e popit, Jennifer Lopez, 53 vjeçe. Çifti u martua në vitin 2004.

    Në vitin 2008, ai zgjeroi familjen e tij me lindjen e binjakëve të tyre, Emme dhe Max.

    Megjithatë, çifti njoftoi ndarjen në vitin 2011, ndërsa divorci i tyre u finalizua vitin e ardhshëm.

    Në vitin 2014, ai u martua me Shannon De Lima, një modele, por romanca e tyre ishte jetëshkurtër dhe ata u ndanë në vitin 2016, me divorcin e tyre të përfunduar në 2017.

    Në shkurt të vitit të kaluar, ai u lidh me Nadia Ferreira, një modele e cila u kurorëzua “Miss Universe Paraguaj” në vitin 2021.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.