×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Ministrja e Jashtme: Kurti e ka zbutur qëndrimin për Asociacionin, po “piqet politikisht”

    Fatlum Berisha
    08 Shkurt 2023

    Sa ishte në opozitë e kundërshtonte kategorikisht. Tash si kryeqeveritar ka vendos gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit.

    Albin Kurti po del se ka zbutur qëndrimin e tij karshi kësaj teme.

    Kështu po vlerëson Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka dhënë një intervistë për portalin “Front Online”.

    Megjithatë, ajo po e sheh këtë si pjekuri politike të shefit të ekzekutivit.

    “Pra unë zbutjen e qëndrimit të kryeministrit Kurti e shoh si pjekuri politike, e jo si zbrapsje totale. Unë ende kam shpresa se Qeveria aktuale nuk do e mbajë Kosovën peng të disa marrëveshjeve të dëmshme të së kaluarës, duke ia hapë derën Serbisë që përmes Asociacionit njëetnik e ekzekutiv – të kontrollojë, kushtëzojë, e destabilizojë Kosovën sa herë të dëshirojë”, theksoi Haradinaj Stublla për “Front Online”.

    Befasi për të nuk janë as deklaratat e emisarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Diplomati sllovak deklaroi gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë se të gjitha ujditë e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë Asociacionin, duhet të zbatohen.

    “Deklaratat e Lajcakut nuk janë më as befasuese, e as kuptimplota, duke e ditur se u mungon qartësia në qëllimin final të dialogut Kosovë – Serbi, u mungon qëndrueshmëria në qëndrime e parime, e poashtu edhe njohja e realitetit politik në të dy vendet me të cilat negociohet”, u shpreh Haradinaj Stublla për “Front Online”.

    Ish-kryediplomatja kosovare Haradinaj Stublla citoi edhe ca fjalë të moçme që Lajçak kishte thënë për AKS-në.

    “Juve besoj ju kujtohet deklarata e z.Lajcak vetëm 2 vite më parë duke thënë në Beograd se “Kushtetuta e Kosovës nuk është as Kuran as Bibël – për të mos u ndryshuar” – duke aluduar në akomodim të kompetencave ekzekutive për Asociacionin përmes ndryshimeve kushtetuese”, pohoi Haradinaj Stublla.

    Marrë parasysh këto qëndrime, Haradinaj Stublla thotë se Kosova nuk do të duhej të priste nga Lajcaku e as nga Ambasadorët e shteteve të Quintit ta mbrojnë atë përballë Serbisë.

    “Kjo do të duhej të ishte detyra jonë parësore, e qeverisë e opozitës bashkë – gjë që nuk po e shohim nga asnjëra palë”, theksoi Haradinaj Stublla.

    Drafti franko-gjerman në medie, Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme flet për pikat shqetësuese që pa

    Kosova e pranoi planin franko-gjerman për ujdi me Serbinë, të hënën.

    Vendimin e bëri publik i pari i ekzekutivit kosovar Albin Kurti pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

    Plani nuk është publikuar akoma zyrtarisht, megjithatë nga versionet e publikuara në medie aty nuk figuron edhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla thekson se si erdhi puna deri këtu që s`po flitet më për njohjen në qendër.

    “Ndonëse do të ishte mirë që njohja të jetë në qendër të negociimit mes Kosovës dhe Serbisë si kërkesë e kahmotshme e të gjitha qeverive të pasluftës, por që tani dinamikat gjeopolitike pas luftës në Ukrainë fatkeqësisht nuk janë më në favorin tonë për të insistuar në njohjen reciproke në qendër”, theksoi Haradinaj-Stublla.

    Kjo uron që kryeministri ta ketë përdorur kohën deri të hënën para pranimit të propozimit franko-gjerman për të kërkuar nga aleatët amerikanë e evropianë që kërkesat legjitime të Kosovës të inkorporohen në draftin final të “marrëveshjes bazë”.

    Ish-kryediplomatja kosovare nxori në pah disa pika të planit, jo zyrtar, atij të publikuar në medie, të cilat për të janë shqetësuese.

    “Për mua është shqetësuese kur Asociacioni figuron si nen i veçuar ndaras nga neni ku zotohen palët reciprokisht për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake. Po ashtu është shqetësuese trajtimi i çështjes së personave të pagjetur në një nen bashkë me post-telekomunikimin, sportin, kulturën, konektivitetin rajonal, etj. ndërsa do të duhej të ishte pjesë e një neni të veçantë për ballafaqimin me të kaluarën gjenocidale të Serbisë gjatë luftës në Kosovë”, theksoi Haradinaj-Stublla.

    Këto nuk janë shqetësimet e vetme.

    “Po ashtu, në draftet e qarkulluara shohim për herë të parë kërkesën për formalizim të të ashtuquajturit “status” të veçantë të Kishës Ortodokse, kur e dijmë fare mirë se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi asnjëherë në Bruksel, nuk ka marrëveshje paraprake të veçantë për të, dhe nuk do të duhej të figuronte fare në tekstin e “marrëveshjes bazë””, potencoi Haradinaj-Stublla.

    Sipas ish-shefes së diplomacisë, nëse të gjitha pikat mbesin ashtu siç janë parë në draftet e qarkulluara në media, do t’i faturohen Qeverisë Kurti si dështim për të ngritur kualitetin e negociimit dhe neglizhencë për të përmirësuar draftin fillestar të marrëveshjes.

    /Front Online/

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Lajme04 Maj 2024
    Të premten, Policia e Kosovës u ka gjetur armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dy personave në fshatin Obranq...
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.