×
  • Lajme
  • Vip
  • Lajme

    Prokuroria konfirmon arrestimin e burrit të Arta Bajramit: Kishte urdhërarrest ndërkombëtar

    FrontOnline
    07 Shkurt 2023

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar ndalimin e Xhemajl Xhimi Sekiraqa, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja”. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.

    Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

    “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar personi në fjalë në kohëzgjatje prej 48 orësh, i cili ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Grabitja”, ndërkaq për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

    Policia e Kosovës me 3 shkurt ka informuar se Sekiraqa është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

    Sipas policisë, i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe është i dënuar me 10 vite burgim.

    “Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; -Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e policisë, të datës 3 shkurt.

    Lajmin për arrestimin e tij, këngëtarja Arta Bajrami e ka quajtur “dezinfomatë”, teksa me datën 5 shkurt ka postuar dy fotografi nga ambientet e shtëpisë me bashkëshortin, në përshkrim ka shkruar “Kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur! Data: 05-02-2023”.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Nga një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël, tre persona kanë mbetur të lënduar. Zëdhënësi i policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Dëshmitarja Violetë Pllana, e cila punon në Doganën e Kosovës, ka dëshmuar në gjykimin ndaj Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Mustafe Vitija, Mexhid...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuar...
    Të tjera
    Vip10 Shtator 2024
    Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani sot feston ditën e lindjes. Në skenën e muzikës Remzia veçohet për zërin dhe stilin unik që...
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd. Në kryeqendrën serbe, ai do të pritet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Qytetarët e intervistuar janë shprehur të pakënaqur me udhëheqjen e shtetit nga Albin Kurti. Këtë të fundit e quajnë “kryeneç të stilit...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.