×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë dëme shkaktuan erërat e forta në Podujevë? Flet kryetari Bulliqi

    FrontOnline
    06 Shkurt 2023

    Dëme materiale në ekonomitë familjare nuk u shkaktuan në komunën e Podujevës.

    Megjithatë, erërat e forta të së shtunës dhe të dielës s`kaluan pa shkaktuar telashe atje.

    Disa fshatra të LLapit mbeten pa energji elektrike, njoftoi për “Front Online” kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

    Më e prekur ishte pjesa perëndimore e kësaj ane.

    “Një pjesë e madhe e kësaj trases që e rrok, Llapashticën, Lluzhanin, Llugat ka qenë për një periudhë të gjatë kohore pa rrymë. Është një trase që kalon nëpër terren malor. Andaj edhe ka pasë probleme”, u shpreh Bulliqi për “Front Online”.

    Ky tha se furnizimi me rrymë tashmë është rregulluar.

    “Po, tash kanë energji elektrike këto fshatra”, theksoi Bulliqi për “Front Online”.

    KEDS-i ka shtuar ekipet në terren, në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.

    “Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

    Erërat e dy ditëve të fundit hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.

    Kështu ka thënë drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, i cili ka thënë se qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre.

    “Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën pasdite vendi do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”, ka thënë ai.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Gjatë...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, George W. Bush, të cilin e quajti si lajmëtar të Pavarësisë së...
    Lajme08 Maj 2024
    Megjithëse Asambleja Parlamentare i tha “PO” anëtarësimit të Kosovës në KiE, dje një lajm jo fort i mirë erdhi nga Këshilli i...
    Të tjera
    Kronika08 Maj 2024
    Një muaj paraburgim për të pandehurën L.J. Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. L.J, më 6 maj,...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve deri ora 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut është 32.16 për...
    Lajme08 Maj 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë. Lajmin për...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka votuar sot në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka treguar se çfarë pret...
    Vip08 Maj 2024
    Sara Gjordeni dhe Bardhi romancën e tyre e filluan brenda në ‘Big Brother VIP Albania’. Pak javë me parë Sara është larguara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.