×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK i përgjigjet Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare

    FrontOnline
    04 Shkurt 2023

    Drejtori për Informim i AAK-së, Lulëzim Blaka, është deklaruar pas sulmit siç e quan ai, që opinionisti Sadri Ramabaja i ka bërë bartësve të luftës së UÇK-së, ku ai apostrofoi edhe ish-kryeministrin Haradinaj.

    Blaka ka shkruar në Facebook se çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së luftëtarëve dhe dëshmorëve në shoqërinë sonë.

    “Shpirti fisnik i atyre që luftuan dhe atyre që ranë që ne të kemi liri dhe mundësi për të jetuar, shkruar e punuar, iu thërret shekujve. Çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së tyre në shoqërinë sonë ”, ka shkruar Blaka.

    Duke thënë se “UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare, Blaka ka vazhduar me porosinë: “Le të mos harrojmë mësimet dhe idealet e luftës së saj, sepse ato vazhdojnë të na frymëzojnë të përpiqemi për të ardhmen, por edhe të na mallkojnë kur i shkelim dhe përdhosim. Medoemos që duhet të mbështesim idealet e lirisë dhe demokracisë, parime për të cilat ata derdhën gjakun dhe u ndanë nga gjymtyrët e tyre“.

    Blaka ka bërë thirrje që të mbështeten politikat dhe programet që nxisin  sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik, si e vetmja rrugë për të respaktuar veprën e të rënëve.

    “Mbështetja e politikave dhe programeve që nxisin sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik është e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin për ta dhe për të nderuar veprën e tyre. ”, ka shkruar Lulëzim Blaka.

    Në fund ai ka bërë thirrje për bashkim, kundër siç e quan ai “regjimit të Kurtit” i cili sipas Blakës po bënë padrejtësi dhe po e godet sistemin demokratik në vend.

    “Ne mund të bëhemi pjesë e ndryshimit duke ngrehur zërin kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë. Të bashkohemi kundër të keqes, për një të ardhme që nderon sakrificat e të parëve tanë dhe ofron shpresë e mundësi për të gjithë.” – e ka mbyllur Blaka shkrimin e tij në profilin personal në Facebook.

    Postimi i plotë:

    (Në vend të përgjigjies për Ramabajën dhe ramabajët e tjerë të regjimit të Kurtit)

    Shpirti fisnik i atyre që luftuan dhe atyre që ranë që ne të kemi liri dhe mundësi për të jetuar, shkruar e punuar, iu thërret shekujve. Çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së tyre në shoqërinë sonë. UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare. Le të mos harrojmë mësimet dhe idealet e luftës së saj, sepse ato vazhdojnë të na frymëzojnë të përpiqemi për të ardhmen, por edhe të na mallkojnë kur i shkelim dhe përdhosim.

    Medoemos që duhet të mbështesim idealet e lirisë dhe demokracisë, parime për të cilat ata derdhën gjakun dhe u ndanë nga gjymtyrët e tyre. Mbështetja e politikave dhe programeve që nxisin sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik është e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin për ta dhe për të nderuar veprën e tyre.

    Ne mund të bëhemi pjesë e ndryshimit duke ngrehur zërin kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë.

    Të bashkohemi kundër të keqes, për një të ardhme që nderon sakrificat e të parëve tanë dhe ofron shpresë e mundësi për të gjithë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.