×
  • Vip
  • Vip

    Modelja e njohur e viteve të 90-ta, pozon me rrobat e djalit të saj dy vjet pas vdekjes së tij

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Stephanie Seymour, supermodelja e famshme e viteve ’90, ishte larguar nga vëmendja e publikut pas vdekjes tragjike të djalit të saj, Harry Brant, më 17 janar 2021. 21-vjeçarja që punonte si model vdiq nga mbidoza dhe një vit më parë nëna e tij e famshme përgatiti një set fotografik për nder të tij.

    Modelja 54-vjeçare më në fund ka pozuar për kopertinën e revistës WSJ, duke dhënë intervistën e saj të parë që nga humbja e fëmijës dhe duke pozuar me rrobat e tij. Siç thotë ajo, e gjeti forcën për ta bërë këtë duke pasur në mendje djalin e saj dhe dashurinë e tij për modën.

    Modelja po e mban të gjallë kujtimin e djalit të saj përmes garderobës së tij mbresëlënëse të cilën ajo planifikon t’ua huazojë modelëve të tjerë teksa pozon në revistë e veshur me pantallonat e tij, duke mbajtur xhaketën e tij në krahë dhe me emrin e tij të shkruar në shpinë.

    “Ndihem mirë duke veshur rrobat e tij. Kam mbledhur shumë kuti me gjërat e tij dhe dua të vazhdoj t’i fotografoj sepse mendoj se do t’i pëlqente”, tha Seymour. Modelja u martua me miliarderin Peter Brant në 1995 dhe pati tre fëmijë, Peter, Harry dhe Lily, ndërsa kishte edhe një djalë, Dylan, nga martesa me Tommy Andrews./FrontOnline/

     

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Vip06 Maj 2024
    Javë më parë, Prive raportoi për çiftin më të ri të shoubizzit, gazetari Astrit Gashi e moderatorja Alba Merovci. Gjithashtu raportuam në...
    Vip06 Maj 2024
    Mori vëmendje të madhe një promo e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Një takim mes ish çiftit pas dy vitesh....
    Vip06 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024. Ky event prestigjioz edhe këtë vit...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.