×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia e fillon mandatin me takime të shumta, projekte milionëshe dhe kërkim përgjegjësie

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Vetëm gjatë ditës së sotme Ministri Arben Vitia ka zhvilluar dy takime të ndara me ambasadorë të shteteve mike në Kosovë, atë të Luksemburgut dhe të Izraelit.
    Kryefjalë e takimeve ishte mundësia e shtimit të investimeve në projektet që do ta transformojnë sektorin publik të shëndetësisë.
    Të njëjtën gjë Ministri Vitia e kërkoi edhe në takim me ambasadorin e Finlandës. E, pjesa e takimeve po del të jetë veç një prej angazhimeve të shumta ditore.
    Javën e kaluar ministri Vitia ishte më i koncentruar në kërkimin e përgjegjësisë. Si rezultat, dy drejtorë të rëndësishëm në SHSKUK dhanë dorëheqje brenda dy ditëve.
    Ministria e Shëndetësisë nuk u ndal me kaq. Në Qeverinë e Kosovës dërgoi më miratim Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor që do të mundësoj ofrimin e këtyre shërbimeve edhe në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.
    Në emisionin “Context”/ATV, ministri Vitia paralajmëroi se deri në fund të muajit të ardhshëm pritet të dërgohet në Qeveri edhe projektligji për barna, i cili synon që të rregullojë çmimin e barnave në treg. Ai tha se përmes ligjit synohet që çmimi i barnave të jetë uniformë në të gjitha barnatoret në vend.
    Ndërkohë, nuk munguan as përkrahjet për komunat e Kosovës, në mesin e të cilave edhe Komuna e Prishtinës për të cilën Ministria e Shëndetësisë ndau gjysmë milioni euro vetëm për realizimin e projektit “Vizitat në shtëpi për nënat dhe fëmijët e moshës 0-3 vjeç”. Gjithashtu, për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”, sipas njoftimit nga MSH, pritet të ketë një kosto mbi 41 milionë euro.
    Kjo është hera e parë që kemi një plan të tillë strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjenë më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë kurrfarë progresi...
    Lajme27 Prill 2024
    Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Mision këshillues i ekspertëve ndërkombëtarë në takimin përmbyllës diskutuan për të gjeturat për...
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e Ditës së të Pagjeturve. Osmani ka thënë se rreth 1600...
    Lajme27 Prill 2024
    Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger. Siç njofton Forca e Sigurisë e Kosovës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.