×
  • Vip
  • Vip

    Mozzik: Ende më është mpirë zemra nga bukuria e Medinës, Zoti ua mundësoftë të gjithëve

    FrontOnline
    06 Janar 2023

    Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ndodhet këto ditë me vizitë në Arabinë Saudite.

    Ai ka vizituar qytetin e shenjtë, Medinën, teksa ka planifikuar edhe vizitën e radhës në Mekë.

    I njëjti ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fotografi nga vizita e tij në Medinë, gjersa më vonë publikoi një shkrim në InstaStory duke treguar se ka ngelur i mrekulluar nga vizita e tij në këtë vend.

    “Ende më është mpirë zemra nga bukuria e Medinës…ende nuk po di ta përshkruaj…Aq afër Allahut, aq afër xhamisë së profetit aq afër vendeve më të dashura të Allahut. Lutje, emocione, adhurim drejtuar krijuesit! Zoti ua mundësoftë të gjithëve”, ka shkruar Mozzik.

    Tutje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, publikoi një tjetër shkrim, ku i sugjeronte të gjithë ndjekësit e tij që të mos i ndalin veprat e mira.

    “Allahu i njeh zemrat tona më së miri, bëni atë që ju bën juve të ndjeheni mirë! Selam Alejkum”, ka shkruar Mozzik.

    Një ditë pas vizitës në Medinë, reperi bëri të ditur se tashmë ka arritur edhe në Mekë.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Vip08 Shtator 2024
    Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm,...
    Vip08 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo në fotografinë e...
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe...
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet në nëntor. “Nëse nuk i...
    Sport08 Shtator 2024
    Trajneri i njohur italian, Fabio Capello mendon se Interi është skuadër më kompletuar në garën për titull të kampionit në Serie A....
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.