Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në Big Brother VIP Kosova mes Lugatit dhe banores tjetër, Xhuli Nura.
Gjon Karrica e ka akuzuar modelen shqiptare se ka ndërhyrë në mes të një çifti, pas rrëfimit që bëri ajo në lidhje me një politikan.
Ai i thotë se duhet t’i vijë turp që ka hyrë në martesën e tyre dhe se me këtë tenton që t’i shkatërrojë njerëzit.
Xhuli nga ana tjetër iu kundërpërgjigj duke i thënë se për veprimet e tij duhet të jetë në dijeni edhe gruaja e tij.
“Zgjohu jepi, bën tëerk se nuk di tjetër gjë”, vazhdoi më tej me ofendime Lugati ku pati një përgjigje nga Nura duke shtuar: “Unë nuk rri në një vend ku ofendohet njeriu”.