×
  • Sport
  • Sport

    Përzgjedhen 10 “Shpresat Olimpike 2023”, që mbështeten nga MKRS

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2022

    Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka miratuar raportin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2023.

    Bursistët, do të mbështeten me nga 150 euro në muaj nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), sipas rregullores për ndarjen e bursave për shpresat olimpike dhe paralimpike, përcjell FrontOnline.

    Përzgjedhja e bursistëve është bërë bazuar në rezultatet e arritura në vitin 2022. Përveç skitares Kiana Kryeziu, e cila mori pjesë me normë olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, nëntë bursistët tjerë të përzgjedhur janë po ashtu me medalje të fituara në Kampionate Evropiane ose Ballkanike dhe Kupa Evropiane.

    Nga sporti i xhudos janë Dardan Cena, medalist i bronztë evropian U-18 e Laurina Gashi, dy herë medaliste (e artë dhe argjendtë) në Kupën Evropiane për kadete.

    Nga boksi janë medalistët e bronztë evropianë për junior, Taulant Jakupi e Donat Syla. Atletikën e përfaqëson medalisti i artë ballkanik U-18, Enis Bytyqi.

    Rezultatet e mundjes në grupmoshat e reja gjatë këtij viti, kanë bërë që dy vajzat, Elsa Nikoci dhe Lonisa Reka të jenë në top 10-she. Elsa me dy fitore doli e pesta në Evropianin U-15, si dhe nënkampione e Ballkanit U-15, ndërsa Lonisa, nënkampione e Ballkanit me U-17.

    Në 10-she janë përfshirë edhe dy taeekwondistët, medalistë ballkanik, Jon Gashi dhe Elion Agushi.

    KOK në janar do të shpall sërish aplikimin për federatat sportive olimpike për bursistët shpresa olimpike 2023, të cilët do të mbështeten direkt nga KOK-u, e ku numri i bursistëve pritet të jetë mbi 25.

    Lista e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”

    Dardan Cena (xhudo)

    Laurina Gashi (xhudo)

    Enis Bytyqi (atletikë)

    Taulant Jakupi (boks)

    Donat Syla (boks)

    Kiana Kryeziu (skitari)

    Elion Agushi (taekwondo)

    Jon Gashi (taekwondo)

    Elsa Nikoci (mundje)

    Lonisa Reka (mundje)./FrontOnline/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet...
    Lajme17 Maj 2024
    Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu...
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca mendon se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.