×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA i reagon Mytës, për punësimet në arsim

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon ndaj hapjes së konkursit nga DKA-ja në Prizren për mësimdhënës në vendet e lira për të cilat ka pasur një konkurs dhe në të cilin tashmë janë të pranuar në punë kandidatët, edhe pse jashtëligjshëm janë munduar ta anaulojnë për llogari elektorale!

    Mosrespektimi i U.A 7/2017 neni 13, nga Drejtoresha e DKA-së, e bënë shkelëse të ligjit barabartë sa z.Haskuka, i cili në kundërshtim me Ligjin e Arsimit Parauniversitar 04/L-032, po mundohet të anulojë konkursin e rregullt që është zhvilluar gjatë muajit Gusht.

    NISMA Sodialdemokrate – Dega në Prizren, mendon se është e papranueshme dhe tepër e dëmshme ku tash e 3 muaj nxënësit e Prizrenit humbin mijëra orë mësimi për të cilën shumë shpejtë përgjegjësit e këtij kaosi në arsimin e Prizrenit do të përballen me ligjin.

    Hapja e konkursit nga DKA-ja në Prizren, bie ndesh edhe me nenin 44 dhe 97 të Ligjit të Procedurës së Përgjithëshme Administrative O5L-31 duke mos i respektuar të drejtat e kanditatëve që aplikojnë për punsim. Shkeljet janë edhe më të mëdha nga ana e DKA-së, në këtë rast mosrespektimi i Ligjit të Punës 03/L-2012 si dhe mosrespektimi i vendimeve të organit që del nga Ligji i Ispektoriatit 2009/9, organ i cili tashmë i’u ka dhënë të drejtë kanditatëve të cilët janë pranuar në konkursin e muajit Gusht në marrëdhënie pune.

    Shkeljet e vazhdueshme ligjore të Qeverisë Komunale në Prizren për interesa të punësimeve partiake siç ndodhi edhe para disa dite në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, tregon qartë se asgjë nuk ndryshon kjo qeveri nga qeveria e “Klanit PRONTO” që ka qenë për 10 vite!

    NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, inkurajon të punësuarit në konkursin e kaluar, të cilët kanë marrur përgjigje pozitive nga organet përgjegjëse sipas ligjit, për të gjitha këto padrejtësi që po ju bëhen nga ana e DKA-së, dhe Haskukës, t’i drejtohen Prokurorisë së shtetit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të NISMA-s Socialdemokrate – Dega në Prizren.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.