×
  • Vip
  • Vip

    Arbana Osmani kritikohet ashpër për moderimin e Festivalit të Këngës

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2022

    Publicisti dhe sociologu shqiptar, Fatos Tarifa ka reaguar pas natës të parë të Festivalit të Këngës. Ai nuk duket aspak i kënaqur me moderimin e Arbana Osmanit.

    Sipas tij, në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më.

    Tarifa shtoi se mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas.

    Reagimi i Tarifës:

    Ish-diplomati, publicisti dhe paedagogu Fatos Tarifa u shpreh i zhgënjyer nga nata e parë e festivalit të Këngës në RTSH, që nisi mbrëmë dhe vijon edhe 3 netë të tjera. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tarifa u shpreh se ky festival që ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend, nuk është më, edhe pse harxhohen shumë fonde.

    Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës. Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më.

    Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herē më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë.

    Një pjesē e mirë e këngëve ta shpifin, sidomos me lirikat e tyre vulgare e të pakuptimta. Veshjet e shumë këngëtarëve e përdhosnin natyrën sublime të skenës dhe vetë idenë e festivalit më të madh të muzikës në vend.

    Mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas dhe fjalët e prezantueses së festivalit (një fjalor shumë i varfër) mund t’i shkonin për shtat një “reality show” TV franchise, si Big Brother, se sa një festivali kombëtar të muzikës.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    KB Trepça ka arritur që të shënojë fitore me rezultat 85-76 ndaj Borës, ekipit të sapopromovuar në elitën e basketbollit ksoovar, duke...
    Lajme07 Shtator 2024
    Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak. Në njoftimin e tyre thuhet...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me të Ngarkuarën me Punë të misionit të ShBA-ve në Kosovë, Anu...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.