×
  • Vip
  • Vip

    Arrihet marrëveshja: Amber Heard duhet t’ia paguajë Johnny Deppit 1 milion dollar

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2022

    Çështjes së Johnny Depp dhe Amber Heard, duket se i erdhi fundi.

    Më në fund, ata kanë arritur një marrëveshje mes tyre.

    Heard ka rënë dakord që t’ia paguajë Depp-it 1 milion dollarë apo (943 mijë euro).

    Kjo u konfirmua nga avokatët e aktorës.

    Mirëpo edhe pse e humbi gjyqin ndaj ish-bashkëshortit, 36-vjeçarja nuk do të ketë ndonjë kufizim për të folur rreth kësaj çështje.

    Divorci i tyre ishte më bujshmi në Hollywood.

    Amber Heard, nuk e ka pranuar asnjë faj lidhur me rastin.

    Të dy ishin në një betejë të fortë ligjore, gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

    Heard pretendonte se kishte qenë viktimë e dhunës nga Depp, gjatë martesës së tyre, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv

    Edhe pse gjyqi i parë që u mbajt në Londër doli në favor të saj, i dyti në Fairfax, Virginia, në fillim të këtij viti doli në anën e Johnny Depp.

    Sipas vendimit gjyqësor 36-vjeçar do të duhej të paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë.

    Më vonë gjoba u reduktua në 365 mijë dollarë si dëmshpërblim pas shpifjes gjashtëjavore.

    Ndërkaq, 59-vjeçari u urdhërua që t’i jepte 2 milionë dollarë, pasi u kundërpadit nga 36-vjeçarja për shpifje.

    Ekipet ligjore të dyja palëve kanë zhvilluar diskutime për të shmangur edhe një gjyq të tretë.

    Marrëveshje u arrit gjatë fundjavës.

    Avokatët e Amber Heard, thanë se klientja e tyre mezi po pret ta lë pas vetës këtë episod fatkeq, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Ardian Ismajli i ka barazuar shifrat në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës, 1:1. Mbrojtësi...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.