×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Kosova mund t’i imponojë temat në dialog, deri tani na përfaqësuan njerëz të padenjë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Javën që shkoi Emisari Special i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer vizitoi Kosovën. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Palmer mbajti një fjalim në Bibliotekën Kombëtare para studentëve ku u shpreh se zgjidhja e dialogut me Serbinë mbetet prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I dërguari special me apo pa qëllim nuk e përmendi BE-në si ndërmjetëse të negociatave. Dialogu mes dy shteteve është ndërprerë që nga vendosja e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake një vit më parë. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu është shprehur se me qeverinë e re që do të formohet nga VV dhe LDK, Kosova do të jetë palë e barabartë dhe Albin Kurti do të imponojë tema në tavolinë të bisedimeve si Kryeministër i ardhshëm.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shprehen të vendosura që të jenë akterët kryesorë në zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. E kjo tanimë është bërë e qartë me dy emërimet e fundit të Richard Grenell dhe Matthew Palmer nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump përkatësisht Departamenti i Shtetit.

    Ish-deputeti i legjislaturës së gjashtë, Korab Sejdiu në një intervistë për Express u shpreh se vizita e Matthew Palmer në Kosovë duhet të përshëndetet pasi nënkupton edhe pjesëmarrjen aktive të ShBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sejdiu tha se qeveria e re që do të formohet duhet domosdo t ketë prioritet normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Mund të potencoj rëndësinë që një nga prioritetet e qeverisë në ardhje duhet domosdo të jetë edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë, gjithmonë në koordinim të plotë me SHBA-të, por edhe me transparencë të plotë ndaj qytetarëve të vendit”, tha ai.

    I pyetur nëse Albin Kurti si Kryeministër do të ketë mundësi të imponojë tema në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, Sejdiu u shpreh se “patjetër që Kurti do të ketë këtë mundësi pasi që deri më tani në këto bisedime kemi pasë përfaqësues që ka qenë të padenjë për të përfaqësuar Kosovën në këto bisedime, dhe rrjedhimisht, bisedimet janë përdorë nga Serbia si bazë për të dërmuar shtetësinë e Kosovës”.

    Sejdiu tutje tha se ka besim që  udhëheqja e bisedimeve nga Albin Kurti dhe jo nga Hashim Thaçi do ta ndryshojë në mënyrë përmbajtësore këtë proces.

    I pyetur se në çfarë formati duhet të zhvillohen bisedimet me Serbinë, marrë parasysh faktin që Emisari Special Palmer gjatë fjalimit të tij nuk e përmendi BE-në si ndërmjetëse të procesit, Sejdiu u shpreh se qeveria në ardhje në bisedimet me Serbinë duhet të ketë bashkëpunim me ShBA-të dhe në veçanti me Gjermaninë

    “Mbetet përgjegjësi e qeverisë në ardhje që të përcaktojë formatin e bisedimeve me Serbinë, natyrisht, në bashkëpunim edhe me SHBA-të, por edhe me BE-në, në veçanti Gjermaninë.  Nuk besoj që mund të përjashtohet BE-ja nga ky proces i rëndësishëm duke pasë parasysh faktin se të dyja vendet pretendojnë që një ditë të jenë pjesë e BE-se dhe se që të dyja vendet, edhe pse në faza të ndryshme, veç janë rreshtuar në rrugëtimin drejt integrimit në BE”, tha ai.

    Gjatë vizitës së tij Matthew Palmer vizitoi edhe shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë ku u takua me familjarët e të pagjeturve.

    E një nga kushtet kryesore që vazhdimisht e ka përmendur kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është pikërisht çështja e të pagjeturve si kusht për Serbinë në dialog.

    Sejdiu, u shpreh se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.

    “Nuk ka normalizim të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovë dhe Serbisë, pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.  Në fakt, obligimi për të trajtuar këtë çështje si prioritet dhe parakusht në bisedime me Serbinë është i yni, e jo i SHBA-ve.  Por, do të ishte për tu përshëndetur si veprim nëse SHBA-të insistojnë dhe bëjnë presion tek Serbia për përmbushjen e kësaj kërkese”, tha ish-deputeti.

    Ai tutje tha se ka besim që me qeverinë në ardhje LDK-VV Kosova më në fund do të jetë palë e barabartë.

    “Kam besim të plotë se me ardhjen e qeverisë VV-LDK, Kosova më në fund të do jetë palë e barabartë në bisedime me Serbinë, dhe rrjedhimisht, do të ketë mundësinë që të përcaktojë, bashkë me SHBA-të dhe BE-në, edhe temat për të cilat do të diskutohet me Serbinë”, tha Sejdiu.

    Sejdiu u shpreh se nuk ka shpresë që Serbia të ndryshojë qasje dhe  të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes dy shteteve, por shpreson se ShBA-ja dhe Gjermani do të detyrojnë Serbinë që të zbatojë në plotni një marrëveshje të qëndrueshme me Kosovën./Front Online/

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ka pritur në takim pune shefin e misionit të EULEX-it, z. Giovanni...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, është deklaruar rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe presionit të ndërkombëtarëve për Asociacionin. Ai...
    Të tjera
    Kronika30 Prill 2024
    Valmir bossi’ ёshtё arrestuar nga Policia nёn dyshimin pёr abuzim seksual. Ai pas intervistimit është ndaluar pёr 48- orё. Kështu kanë konfirmuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Tash e disa ditë, mediat në vend po raprtojnë se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësuesi i...
    Lajme30 Prill 2024
    Rreth 1 mijë mësimdhënës e punëtorë tjerë do të jenë nesër në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth çështjes së dinarit. Ajo...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë, raporton Front Online....
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka pranuar detyrën ka punuar në adresimin e krimeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.